Flash

Netanyahu: Izraeli i merr vetë vendimet për mbrojtjen

Lapsi.al 17 April 2024
Netanyahu: Izraeli i merr vetë vendimet për mbrojtjen

Izraeli do t’i marrë vetë vendimet për mënyrën se si do ta mbrojë veten, tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu të mërkurën, pasi vendet e Perëndimit i bënë thirrje përsëri të vetëpërmbahet nga hakmarrja ndaj Iranit.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe grupi i vendeve të industrializuara (G7), njoftuan se po shqyrtojnë sanksione më të fuqishme kundër Iranit, të cilat thuhet se do të vendosen për ta kënaqur Izraelin dhe për ta bindur atë të mos i përgjigjet sulmit të Iranit.

Teherani i lëshoi qindra dronë dhe raketa drejt Izraelit më 13 prill, duke e kryer sulmin e parë të drejtpërdrejtë kundër armikut të vet të përbetuar.

Lexo më tej: Analiza pas sulmit të Iranit në Izrael: A rrezikojmë një luftë globale?

Netanyahu u takua me sekretarin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, Davi Cameron dhe me ministren e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, të cilën e vizituan Izraelin të mërkurën në përpjekje për të mos e lejuar përshkallëzimin e tensioneve mes Izraelit dhe Iranit.

Zyra e Netanyahut tha se e ai i falënderoi Cameronin dhe Baerbockun për mbështetjen e tyre, derisa u tha atyre: “Dua të jem i qartë – ne i marrim vetë vendimet tona dhe shteti i Izraelit do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për ta mbrojtur veten”.

Më herët, Cameron tha se është e qartë se Izraeli ka bërë plane për t’u hakmarrë ndaj sulmit iranian me dronë dhe raketa, të cilin Teherani e kreu si përgjigje ndaj një sulmi të dyshuar izraelit nga i cili u vranë zyrtarë ushtarakë në konsullatën iraniane në Siri më 1 prill.

Baerbock tha se përshkallëzimi “nuk do t’i shërbejë askujt, as sigurisë së Izraelit, as shumë prej dhjetëra pengjeve që ende po mbahen nga Hamasi [grupi i shpallur terrorist nga SHBA dhe BE], as popullsisë së përvuajtur në Gazë, as shumë njerëzve në Iran të cilët po vuajnë nën sundimin e regjimit, dhe as vendeve të treta në rajon, të cilat thjesht duan të jetojnë në paqe”.

Pas më shumë se gjashtë muajve luftë në Rripin e Gazës mes Izraelit dhe Hamasit, e cila i ka rritur tensionet në Lindjen e Mesme, diplomatët po kërkojnë mënyra për ta shmangur një luftë të drejtpërdrejtë mes Izraelit dhe Iranit.

Shumica dërrmuese e dronëve dhe raketave iraniane të lëshuara drejt Izraelit të shtunën u rrëzuan nga ky i fundit dhe aleatët e tij, dhe nuk shkaktuan viktima.

Por, Izraeli thotë se i duhet të hakmerret patjetër për ta ruajtur besueshmërinë e mbrojtjes së vet. Irani, në anën tjetër, thotë se kjo çështje është e mbyllur, por se do të hakmerret nëse Izraeli e sulmon./ REL

Të këshilluara

Frika e luftës në Evropë

E ndodhur përballë kërcënimit të një fitoreje ruse në Ukrainë, Evropa duhet të vendosë se si të përballet me neo-imperializmin e Vladimir Putinit. Në vend që të...

16:00

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI