Flash

Kryemadhi: PL po heq vëmendjen nga inceneratorët

Lapsi.al 17 April 2024
Kryemadhi: PL po heq vëmendjen nga inceneratorët

Monika Kryemadhi ka bërë një postim në Facebook, pas konferencës së kreut të Partisë së Lirisë dhe bashkëshortit të saj Ilir Meta. Kryemadhi thekson se çfarë po ndodh tani me PL-në po heq vëmendjen nga inceneratorët dhe aferat e tjera të kësaj qeverie. Ndërkohë që ka theksuar se temat që duhet të udhëheqin aksionin opozitarë duhet të jenë denoncimi me fakte i inceneratorëve dhe jo filmat e vjetër me përfundim të njëjtë.

Postimi i Plotë:

Shfokusimi nga INCENERATORËT që unë kam kallëzuar me përgjegjësinë e firmës time dhe protagonizmi BOSH janë sot shërbimi më i mirë që mund ti bësh Edi Ramës, Erion Veliaj & Bandës së tyre. Denoncimi me fakte, prova dhe firmë konkrete kundër bandës në qeveri dhe bashki; këto janë tema kryesore që mendoj se duhet të udhëheqin aksionin opozitar. Gjithashtu, unë besoj se shqiptarët presin nga Opozita ide, vizion dhe propozime konkrete, që ngjallin shpresë dhe besim për popullin shqiptar. Se si do të rrisim mirëqenien dhe sigurinë e tyre. Filmat e vjetër me të njejtin përfundim janë pa interes për shumicën e shqiptarëve.

Të këshilluara

Zjarr në periferi të Vlorës

Një vatër zjarri ka rënë mbrëmjen e sotme në periferi të Vlorës në afërsi të zonës Jalli në Nartë. Po ashtu në në vendin e ngjarjes janë nisur edhe forcat zjarr...

20:30

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI