Flash

Ish-kreu i Mossad: Goditja e objekteve bërthamore të Iranit është një opsion në tavolinë

Lapsi.al 17 April 2024
Ish-kreu i Mossad: Goditja e objekteve bërthamore të Iranit

Ish-drejtori i inteligjencës në agjencinë izraelite të spiunazhit, Mossad thotë se shënjestrimi i objekteve bërthamore në Iran është ndër opsionet në tavolinë të Izraelit në kundërpërgjigjen për sulmin e së shtunës.

I pyetur për përgjigjet e mundshme pasi Irani lëshoi ​​më shumë se 300 raketa dhe drone në Izrael, Zohar Palti tha: “Pa dyshim. Gjithçka është në tryezë tani.”

Irani mbylli përkohësisht objektet e tij bërthamore të dielën për shkak të sigurisë dhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike i mbajti inspektorët e saj larg për dy ditë. Gjithashtu sulmi ndaj Izraelit erdhi pas një sulmi vdekjeprurës të dyshuar izraelit në konsullatën iraniane në Siri. IDF tha se 99% e armëve të gjuajtura në Izrael nuk arritën të depërtojnë mbrojtjen e tij ajrore.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI