Flash

Bardhi: Berisha është kryetari i PD-së, Rama po provokon opozitën

Lapsi.al 17 April 2024
Bardhi: Berisha është kryetari i PD-së, Rama po provokon

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, në një deklaratë për mediat, e cilësoi si një provokim nga kryeministri Edi Rama vendimin e Lindita Nikollës për të mos përfshirë liderin e opozitës, Sali Berisha, si deputet në Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike. Ai theksoi se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kryetar Sali Berishën.

"Nuk ka asnjë pengesë në grupin parlamentar. Besoj biem dakord dhe nuk ka nevojë për komente të mëtejshme, ky është grupi parlamentar i Partisë Demokratike që ka kryetar Sali Berishën. Çdo çështje tjetër ku Edi Rama tenton të provokojë opozitën dhe ta fusë gjithë këtë histori në absurditete të paimagjinueshme do të duhet të përballet me pasojat. Por e përsëris, ky është grupi parlamentar i Partisë Demokratike që ka kryetar të partisë Sali Berishën", tha Bardhi.

Gazment Bardhi në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, para një jave duke iu drejtuar Kuvendit, njoftoi se në mbledhjen e Grupit të datës 03 Prill 2024, në përputhje me neneve 15 dhe 16 të Rregullores së Kuvendit, si dhe Rregullores së Brendshme të Grupit Parlamentar, është vendosur “Revokimi i të gjitha vendimeve për masa disiplinore të marra nga grupi gjatë kësaj Legjislature”.

“Për këtë arsye, të gjithë deputetët që janë vetëdeklaruar në nisje të kësaj Legjislature në përbërje të Grupit Parlamentar, rikthehen/konsiderohen si anëtarë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike duke filluar nga data 3 Prill 2024, Në këtë kushte, në mbështetje të nenit 16 të Rreguulores së Kuvendit, lutem të pasqyrohet ky ndryshim i përbërjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike në organet e Kuvendit”, thuhej në kërkesën drejtuar Kuvendit.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI