Flash

Tentoi të djegë gruan me benzinë, 12 vjet burg shqiptari në Greqi

Lapsi.al 16 April 2024
Tentoi të djegë gruan me benzinë, 12 vjet burg shqiptari në

Një dënim me 12 vite burg është vendosur nga Gjykata e Volosit në Greqi për një shqiptar 52-vjeçar me akuzën e tentative së vrasjes dhe zjarrvënie në tentativë.

Mediat greke shkruajnë se 52-vjeçari me profesion ndërtues, më 29 dhjetor 2022 ka lyer me benzinë ish-bashkëshorten, teksa ajo po dilte nga makina e saj me djalin e tyre 17-vjeçar, pranë pallatit ku ajo banon, ndërsa ka hedhur edhe benzinë mbi makinën duke e kërcënuar se do ta djegë.

Djali i ish-çiftit ka reaguar i qetë dhe ka arritur të frenojë të atin, për pasojë nëna ka arritur të largohet dhe të shkojë në polici.

Sipas të njëjtave informacione, autori, me profesion ndërtues, ishte akuzuar edhe më parë për trafik droge dhe i është shqiptuar ndalimi i daljes jashtë vendit.

Në kërkim të faljes, i akuzuari dëshmoi se nuk kishte ndërmend t'i vinte zjarrin gruas me të cilën ishin divorcuar, por nuk e linte të shihte fëmijën e tyre, si pasojë e kishte pushtuar dëshpërimi “pasi ishte ditë feste. ".

Ish-bashkëshortja e tij, nga ana tjetër, ka treguar se i pandehuri i është afruar me kapuç dhe doreza dhe duke mbajtur në duar dy çakmakë, gjë që i ka shkaktuar frikën dhe shqetësimin për jetën e saj dhe të fëmijës.

Prokurori i rrethit propozoi ndryshimin e akuzës në tentativë për dëmtim të brendshëm dhe tentativë për dëmtim të rëndë të pronës së huaj, por Gjykata iu përmbajt akuzave fillestare dhe dënimi ishte i gjatë.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI