Flash

Prokuroria e Tiranës urdhëron riekspertimin e shkaqeve të zjarrit në Urgjencën e QSUT-së

Lapsi.al 16 April 2024
Prokuroria e Tiranës urdhëron riekspertimin e shkaqeve të zjarrit

Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar riekspertim të shkaqeve të zjarrit në Urgjencën e Spitalit Universitar “Nënë Tereza”. Ekspertiza bëhet me qëllim specifikimin teknik të restaurimit dhe për të parë si janë kryer punimet.

Gjithashtu, janë pyetur një sërë personash, kryesisht teknik të cilët kanë dhënë sqarime rreth shkaqeve që ata shikojnë të mundshme, kushteve të sigurisë e cilësisë së pajisjeve apo mjeteve.

Më herët Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar dosjen e tenderit të Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me rikonstruksionin e urgjencës së QSUT. Kjo vjen në kuadër të hetimeve të nisura kryesisht pas zjarrit të rënë në katin e nëndheshëm të godinës së saporikonstruktuar. Ngjarja u shënua më 11 shkurt shkurt duke shkaktuar kolaps në repartin e urgjencave dhe detyruar pacientët të merrnin trajtim mjekësor në spitale të tjera.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI