Flash

Paradoksi historik: Pse tifozët e Real Madridit sot duhet të bëjnë tifo për Barcelonën

Lapsi.al 16 April 2024
Paradoksi historik: Pse tifozët e Real Madridit sot duhet të

Teksa ka pak dyshime se Kylian Mbappe do të veshë fanellën e Real Madridit, për tifozët e ekipit spanjoll asgjë nuk është e sigurt derisa kontrata të shpallet publikisht. Të zhgënjyer nga dy tentativat e mëparshme për të marrë Mbappen, të dështuara në momentet e fundit, edhe pse sot duket më e sigurt se kurrë se francezi do veshë fanellën e bardhë, vetëm nënshkrimi zyrtar do ti çojë madrilenët të qetë drejt sezonit të ardhshëm.

Dhe prej javësh flitet se çka pengon zyrtarizimin e nënshkrimit të Mbappe është Champions League.

Gjithçka lidhet me fatin e Paris Saint-Germain në Champions League, i përfshirë në ndeshjen e dytë çerekfinale kundër Barcelonës këtë mbrëmje.

Lexo më tej: Champions/ PSG i var shpresat te Mbappé për të përmbysur Barçën: Atletico duhet të rezistojë në Dortmund 

Kylian Mbappe nuk mund të zbulojë asgjë për të ardhmen e tij për t’u përqendruar në kompeticionin më të rëndësishëm europian. Teorikisht, për sa kohë Mbappe luan në një ekip që mund të ndeshet me Real Madridin në Champions, ai s'mund të deklarojë se vitin tjetër do të luajë për ekipin kundërshtar. Kjo është marrëveshja e heshtur e Mbappes me presidentin Al-Khelaifi të PSG-së, që mban në ankth tifozët madrilenë.

Për këtë arsye, për ironi, Reali i Madridit pothuajse do ta gjejë veten duke bërë tifo për Barçën.

Negociatat mes Mbappes dhe Real Madridit raportohet se janë mbyllur prej disa javësh dhe në kryeqytetin spanjoll po presin me ankth yllin francez. Madrilenët shpresojnë se kësaj radhe nuk do ta prishë ndonjë mega-ofertë financiare dakordësinë për kalimin tek Reali i Madridit. E pra, zyrtarizimi i Mbappes me Realin jo vetëm do të shërbente për të “mbuluar” një eliminim të mundshëm ndaj Manchester Cityt të mërkurën, por edhe do ti jepte përfundimisht fund dyshimeve nëse ekuacioni Kylian Mbappe-Real Madrid është i mundur. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI