Flash

Mjekësia ligjore konfirmon pērdhunìmìn e personit me aftësi të kufizuar në Elbasan

Lapsi.al 16 April 2024
Mjekësia ligjore konfirmon pērdhunìmìn e personit me

Dy persona janë arrestuar në Mengël të Elbasanit pasi dyshohet se kanë përdhunuar një djalë 31 vjeç me probleme të shëndetit mendor.

Denoncimi është bërë nga nëna e djalit, e cila ka parë shenja tek i biri dhe shfaqje të një sjellje të frikësuar.

Bledi Jolla dhe Rexhep Balla janë arrestuar nga policia e Elbasanit, ndërsa gjatë marrjes në pyetje kanë pranuar pjesërisht ngjarjen.

Njëri prej të dyshuarve ka pranuar se e kanë zhveshur djalin teksa ky i fundit u dërgonte kafenë në vendin ku punonin si roje pranë një objekti privat.

Ndërsa policia dhe psikologët po punojnë për marrjen e mëtejshme në pyetje të 31-vjeçarit, i cili vuan nga epilepsia dhe prapambetje e rendë mendore. Ekspertiza mjekoligjore ka kofirmuar aktin e rëndë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI