Flash

Kapet krahu i djathtë i Rrumit të Shijakut, Agron Bejdolli

Lapsi.al 16 April 2024
Kapet krahu i djathtë i Rrumit të Shijakut, Agron Bejdolli

Kapet në Durrës Krahu i djathtë i 'Rrumit të Shijakut', Agron Bejdolli. Ky i fundit është me masë sigurie arrest në burg për pengmarrje në bashkëpunim me 'Rrumin', të dy vëllezërve Indrit dhe Gentian Beqiraj në tetor 2022.

Bëhet me dije se Bejdolli u kap në shtëpinë e një kushëriri të tij në Spitallë të Durrësit në kuadër të operacionit “Wanted”. Ngjarja nisi nga një përplasje ne autostradën Tiranë-Durrës ku dy vëllezërit Beqiraj ishin duke qarkulluar me një motor 'Piaggo'. Ato u përplasën nga një mjet, i cili kishte brenda 4 persona. Vëllezërit shkuan për t'u sqaruar, por situata agravoi.

Gjatë konfliktit, vëllezërit janë marrë peng, teksa policia ishte vënë në lëvizje për ta liruar atë, autorët e kanë lënë të lirë, kanë braktisur mjetin dhe janë arratisur. Sipas burimeve mësohet se ditën që Indrit Beqiraj u mor peng bashku me vëllain, ishin nisur të vrisnin dy shtetas. Porosia për këtë vrasje është dhënë nga Flamur Bejko, efektiv burgjesh, i cili kishte konflikt me shtetasit që do të vriteshin. Për këtë krim, polici i burgjeve kishte parapaguar 3500 euro, ndërsa vëllezërit Beqiraj kishin siguruar mjetet për realizimin e ngjarjes, konkretisht 4 kg eksploziv, si dhe një armë zjarri automatik, të cilat u gjetën dhe sekuestruan gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e policisë, të hënën e 3 tetorit 2022 pas pengmarrjes.

Në të njëjtën kohë, vëllezërit kishin marrë porosi edhe për eliminimin e Aleksandër Lahos alias Pëllumb Muharremit, i njohur ndryshe edhe si “Rrumi” i Shijakut. Një nga personat e përfshirë në dhunimin e vëllezërve gjatë së shtunës ishte pikërisht miku i “Rrumit”, i cili me sa duket ka pasur informacion për tentativën e tyre për ta vrarë. Për këtë arsye, është shpallur në kërkim vetë “Rrumi”, Agron Bejdolli dhe Dritan Ferra.

Por pas operacioni policor i koduar “Porositësi”, i organizuar nga Policia e Durrësit pas dëshmisë së dy vëllezërve Beqiraj, të cilët denoncuan në polici dhunën e ushtruar ndaj tyre nga disa persona, për të përfunduar më pas në pranga si “vrasës me pagesë”. Zbërthimi i tyre përpara organeve të drejtësisë ka zbardhur disa vrasje, të cilët kishin mbetur pa autorë.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI