Flash

Fitorja e Kosovës në KiE/ Si reagoi Prishtina, Tirana dhe Beogradi

Lapsi.al 16 April 2024
Fitorja e Kosovës në KiE/ Si reagoi Prishtina, Tirana dhe Beogradi

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës votoi PRO që anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë. Reagimet ishin menjëherë të shumta. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shkroi në rrjetet sociale se kjo është një ditë e madhe për Kosovën.

“Një ditë e madhe për Kosovën, vota në favor të aplikimit tonë për t’u bashkuar me Këshillin e Evropës. Ky është një miratim kumbues i rekordit të shtetit tonë për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit, duke e sjellë Republikën e Kosovës një hap më afër anëtarësimit të plotë”, - është shprehur Kurti.

https://twitter.com/albinkurti/status/1780295947152490970?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1780295947152490970%7Ctwgr%5E96ec58a2aea6f016c5d38bc55041f5cf622ee0f9%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fdosja.al%2Flive-updates%2Fasambleja-parlamentare-i-thote-po-anetaresimit-ne-kie-osmani-dhe-ku-i365611

Edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me vendimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. Përmes një reagimi në "X”, Osmani ka falënderuar deputetët e Asamblesë.

“Faleminderit të gjithëve deputetëve të Asamblesë Parlamentare të KiE që votuan pro Kosovës anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës sot! Një falënderim i madh për delegacionin tonë dhe të gjithë ata që mbështesin vazhdimisht popullin e Kosovës. Edhe një hap!”, shkruan Osmani.

https://twitter.com/VjosaOsmaniPRKS/status/1780295364542595158?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1780295364542595158%7Ctwgr%5E96ec58a2aea6f016c5d38bc55041f5cf622ee0f9%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fdosja.al%2Flive-updates%2Fasambleja-parlamentare-i-thote-po-anetaresimit-ne-kie-osmani-dhe-ku-i365611

Në Tiranë kryeministri Edi Rama u shpreh se ky është një hap historik për Kosovën, ndërsa shprehur falënderimin për të gjithë miqtë dhe partnerët në Asamblenë Parlamentare që i dhanë Kosovës çka i takonte dhe i bëri nder vetë Këshillit të Europës.

“NJË HAP HISTORIK SAPO U HODH NË ASAMBLENË PARLAMENTARE TË KËSHILLIT TË EUROPËS PËR PRANIMIN E KOSOVËS SI ANËTAR I KOMUNITETIT TË SHTETEVE TË KiE. Urime, urime, urime nga zemra Kosovës dhe faleminderit të gjithë miqve e partnerëve në Asamblenë Parlamentare, që na mbështetën në hedhjen e këtij hapi të drejtë, i cili i dha Kosovës çka i takonte dhe i bëri nder vetë Këshillit të Europës. Tani hapi i fundit historik në maj, në Komitetin e Ministrave, ku të gjithë duhet të bëjnë të vetmen gjë të duhur: VULOSJEN E KËTIJ ANËTARËSIMI pa të cilin mozaikut europian të Këshillit të Europës i mungon një gur i pamohueshëm dhe i pazëvendësueshëm” – shkroi Rama.

Një reagim bëri edhe Presidenti i Republikës Bajram Begaj.

“Përshëndes vendimin e sotëm të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE). Falënderoj të gjithë ata që kanë punuar dhe kanë mbështetur kërkesën e drejtë të Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës. Tashmë pritet vetëm hapi final në maj, i cili shënon edhe momentin e merituar për të festuar” - shkroi presidenti në Facebook.

Ndërsa në Beograd, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, tha se 16 prilli është “ditë e turpshme në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës”. Radiotelevizioni i Serbisë (RTS) e citoi Daçiqin të ketë thënë se Serbia do ta vazhdojë luftën e saj “me të gjitha forcat” në mënyrë që vendimi të mos miratohet në Komitetin e Ministrave më 16 maj.

“Ne do ta shohim vlerën e fjalës që bashkësia ndërkombëtare ia dha presidentit Aleksandar Vuçiq, se Kosova nuk do të pranohej në Këshillin e Evropës derisa ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ndryshe do të jetë gënjeshtër përsëri”, - ka thënë Daçiç.

Me 131 vota për, 29 kundër dhe 11 abstenime, Asambleja Parlamentare e mbështeti anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës gjatë një seance plenare të martën në Strasburg. Fjalën përfundimtare për anëtarësimin e Kosovës tashmë do ta japë Këshilli i Ministrave të Këshillit të Europës në maj. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI