Flash

Fiton Kosova, rrëzohet Serbia. Asambleja e KiE voton pro antarësimit

Lapsi.al 16 April 2024
Fiton Kosova, rrëzohet Serbia. Asambleja e KiE voton pro antarësimit

Pas më shumë se dy orësh debat dhe pretendimeve për të themeluar Asociacionin e Komunave Serbe Asambleja Parlamentare ka votuar PRO, anëtarë simit të Kosovës në Këshillin e Europës.

131 deputetë mbështetën raportin që rekomandon anëtarësimin ndërsa kundër ishin 29 dhe 11 abstenuan. Paraprakisht, Asambleja i hodhi poshtë me radhë amandamentet e propozuara nga Serbia. KEXO MË TEJ:

Fitorja e Kosovës në KiE/ Si reagoi Prishtina, Tirana dhe Beogradi

Asnjë nga amendamentet e Beogradit nuk u miratua. Gjatë ditës, Komiteti për Çështje Politike dhe Demokraci në Këshillin e Europës i hodhi poshtë disa amandamente të tjera që u propozuan nga delegacioni serb dhe disa deputetë italianë e një hungarez që themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe të bëhet kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE. Nga Serbia kërkohej gjitjëashtu që Kosova të mos pranohej në Këshillin e Evropës derisa Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të mos vendoste për statusin e saj përfundimtar. Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se 16 prilli është “ditë e turpshme në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës”.

Reagon Beogradi: Ditë e turpshme në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës

Fati i mëtejshëm i Kosovës do të kalojë tani në duart e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, të cilët duhet të vendosin në maj  nëse Kosova vendi do të pranohet përfundimisht. Krerët shtetërorë të Kosovës mirëpritën vendimin e Asamblesë Parlamentare, duke e cilësuar si dëshmi të përkushtimit të shtetit për demokraci. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh optimist për një vendim pozitiv në Këshillin e Ministrave në maj.

Zbardhen votat për Kosovën/ Emrat e deputetëve që kundërshtuan dhe abstenuan

Kosova pati bërë një hap drejt anëtarësimit në Këshillin e Europës më 27 mars. Me gjithë votën kundër të Serbisë dhe dy vendeve të tjera, Komiteti për Politikë dhe Demokraci i KiE e miratoi raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, i cili rekomandonte se vendi i kishte plotësuar kushtet për t’u anëtarësuar plotësisht në Këshillin e Europës. Përpos fitores diplomatike të afirmimit të mëtejshëm të njohjes ndërkombëtare një prej avantazheve të qytetarëve të Kosovës nga anëtarësimi eventual në Këshillin e Evropës do të jetë edhe mundësia për ti zgbidhur mosmarrveshjet në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut [GJEDNJ].    

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI