Flash

E reja shqiptare aksidenton për vdekje motër e vëlla në Kroaci

Lapsi.al 16 April 2024
E reja shqiptare aksidenton për vdekje motër e vëlla në

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur një javë më parë në Kroaci ku një 29-vjeçare shqiptare ka përplasur për vdekje me makinë vëlla dhe motër.

Shqiptarja e identifikuar si Klevisa Ymeri po drejtonte një makinë tip "BMW" me targa sllovake, kur ka parakaluar automjetin para saj në mënyrë të paligjshme, gjë që ka shkaktuar përplasje kokë më kokë me një makinë e cila drejtohej nga Stjepan Derek. Si pasojë e përplasjes së fuqishme kanë humbur jetën në vendngjarje shoferi 21-vjeçar dhe motra e tij 19-vjeçare Katarina, shkruajnë mediat kroate.

Pas aksidentit e reja shqiptare pësoi lëndime të lehta dhe u mbajt në vëzhgim nga policia dhe pas daljes nga spitali u arrestua. Ndaj Ymerit është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë për shkaktim të aksidentit me pasojë vdekjen.

Të këshilluara

Paralizohet totalisht Rruga e Arbrit

Bypass-i i Murrizit në Rrugën e Arbrit është bllokuar ditën e sotme rreth orës 16:00 duke krijuar një varg kilometrik makinash. Sipas raportimit të gazetarit...

17:38

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI