Flash

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

Surpriza e hidhur që na rezervon moti për këtë javë (FOTO)

Lapsi.al 15 April 2024
Surpriza e hidhur që na rezervon moti për këtë javë

Pas një jave të ngrohtë me diell, dhe një fundjave vere, këtë javë që hyri vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike me shira dhe ulje të forta temperaturash. Këto vijnë si rezultat i tërheqjes graduale të qarkullimit anticiklonar afrikan me masa ajrore të ngrohta e të thata dhe depërtimit të masave ajrore të lagështa dhe të ftohta veriore.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, pjesën më të madhe të ditëve presioni do të jetë i ulët dhe luhatjet e temperaturave do të jenë të theksuara sidomos rëniet në vlerat maksimale.

Ditën e Martë moti fillimisht do të jetë i kthjellët, ndërsa pas orëve të mesditës kemi ndryshim total të situatës meteorologjike ku kemi zhvillim gradual të vranësirave. Vranësirat do të jenë mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formë shtrëngatash.

Reshjet e shiut do të jenë prezente edhe gjatë ditës së Mërkurë, të Enjte dhe të Premte në formën e rrebesheve të shpejta e stuhive me shkarkesa elektrike dhe breshër të cilat në intervale të shkurtra kohore në veriperëndim të vendit dhe në zonat urbane kryesisht gjatë ditës së Mërkurë shfaqen problematike. Megjithatë nuk do të mungojnë intervale të herëpashershme me diell.

Reshjet e Dëborës do të rikthehen në Alpe dhe në relievet malore në veri-verilindje-juglindje të vendit me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në lartësitë mbi 700m.

Gjatë ditës së Mërkurë era do të jetë hera-herës intensive me drejtim veriperëndim-jugperëndim 2-9m/s, ndërsa në male, lugina dhe përgjatë vijës bregdetare do të arrijë shpejtësi 12-18m/s, shoqëruar me valëzimin në detet Adriatik dhe Jon të forcës 4-5ballë.

Theksohet prezencë e mjegullës dhe mjegullinës në orët e para të mëngjesit po ashtu dhe në momentin e reshjeve të shiut dhe të dëborës.

Të këshilluara

ide

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI