Flash

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

Në listë për eurodeputet, reagon Beleri: Beteja ime nuk është personale

Lapsi.al 15 April 2024
Në listë për eurodeputet, reagon Beleri: Beteja ime nuk

Fredi Beleri ka falënderuar kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i cili e vendosi atë në listën e kandidatëve për eurodeputet.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Beleri po ashtu e falenderon për mbështetjen që Mitsotakis i ka dhënë gjatë kësaj kohe që ai ndodhet në burg në Shqipëri.

Beteja ime – thotë ai – nuk është personale, por është një betejë për shtetin ligjor dhe demokracinë.

Po ashtu Fredi Beleri kishte një thirrje edhe për të gjithë qytetarët në Greqi, që të mbështesin votën e Demokracisë së Re dhe kryeministrin Kyriakos Mitsotakis.

“Sot, kryeministri Kyriakos Mitsotakis më ofroi mundësinë për të konkurruar për votën e popullit grek në zgjedhjet evropiane të qershorit 2024, e falënderoj për këtë, por para së gjithash e falënderoj për mbështetjen e pakushtëzuar që më ka dhënë gjatë gjithë këtyre muajve i burgosur.

Beteja ime nuk është personale. Është një betejë për shtetin ligjor dhe demokracinë, rregullat e së cilës duhet të respektohen nga të gjithë. Është një betejë për vlerat që përfaqësojnë Perëndimi dhe Evropa dhe të cilat duhet të respektohen nga ata që duan t’i bashkohen familjes së madhe evropiane.

Është një betejë për pjesën më të vuajtur dhe më të padrejtë të helenizmit, minoritetin grek në Shqipëri. Vëllezërit dhe motrat e mia që pas dekadash shtypjeje duan dhe kanë të drejtë të jetojnë të lirë dhe të qetë, pa frikë, në një vend që respekton të drejtat, nderin dhe pronën e tyre.

I bëj thirrje çdo qytetari grek të mbështesë votën e Demokracisë së Re, të mbështesë kryeministrin që po ndërton me vendosmëri dhe metodologji një Greqi të fortë dhe krenare, Kyriakos Mitsotakis”, thuhet ne reagimin e Fredi Belerit.

Të këshilluara

Zyrtare/ Beleri kandidat për eurodeputet

Kryetari i Partisë Demokracia e Re, njëkohësisht kryeministri i Greqisë, Qirjako Miçotaqis ka vendosur të kandidojë dy shqiptarë nga Himara për eurodeputet në P...

19:40

ide

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI