Flash

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

Estradë në Komisionin e TIMS, mazhoranca ankohet se po i shkelen të drejtat, braktisin mbledhjen

Lapsi.al 15 April 2024
Estradë në Komisionin e TIMS, mazhoranca ankohet se po i shkelen

NJësoj si Komisioni Hetimor për koncensionet në Shëndetësi, edhe Komisioni Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS po hyn në një cikël bllokimesh. Kësaj radhe pala e interesuar janë socialistët. Një orë pasi u mblodh komisioni pati debate opozitë-mazhorancë dhe së fundi anëtarët e mazhorancës e braktisën mbledhjen.

Nënkryetari i tij Toni Gogu pretendon se opozita ka marrë vendime në mënyrë të njëanshme mbledhjen e kaluar. Vendimet kanë të bëjnë me kërkesat e ekspertëve për informacion.

Pas propozimit për të zhbërë vendimet e mbledhjes së kaluar dhe në kushtet kur nuk gjeti dakordësi, mazhoranca me perfaqësuesit e saj braktisën mbledhjen. Kryetari Ervin Salianji ndërkohë ka deklaruar gjatë mbledhjes se ky është një skenar i shumicës për të bllokuar punën e këtij komisioni.

Gogu: Votojmë sot çdo kërkesë për marrje informacioni. Por ju lutem mos sillni kulturën e asgjësimit të votës. Ne kërkojmë që të votojmë. Veprimtaria jonë duhet të mos ketë asnjë ves ligjor. Ekspertët mbledhin informacion dhe i propozojnë komisionit një plan hetimor. Nuk mund të ketë vendime të njëanshme. Të miratojmë çdo kërkesë për informacion"

Salianji: Ikën si djalli temjanit nga frika se institucionet do të jepnin llogari. Llogarinë do ta japni një më një sepse ajo vendimmarrje është marrë nga ky komision me vendim të ndërmjetëm. Kërkesat apo ankesat apo qaravitjet që kemi qenë në tulat, kishim temperaturë, kishim sëmurë gjyshen, nuk e kishim mendjen, bëmë ironi nuk hyjnë në punë. Me këtë metodë kanë shkatërruar Shqipërinë. Kërkesat për informacion drejtuar institucioneve do të depozitohen ashtu sic janë. PS nëse do të bllokojë punën e komisionit hetimor, e dinim që këtë variant do bëjnë, kam përshtypjen që do kthehen me një këmbë, sic ka ndodhur edhe herët e tjera. Hyjnë me mendtë e tyre dhe dalin me mendtë e të tjerëve nga telefonatat. Nuk kërkojnë të diskutojnë në publik, por në vende të tjera. Është e dukshme se kush ka gjera për të fshehur.

 

Të këshilluara

ide

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI