Flash

Bardhi: Nuk i ndahemi mocionit me debat për Xibrakën

Lapsi.al 15 April 2024
Bardhi: Nuk i ndahemi mocionit me debat për Xibrakën

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi tha në një deklaratë për mediat se demokratët do t’i qëndrojnë idesë për mocion me debat për çështjen e Xibrakës, ku ai pretendon se është i përfshirë vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama.

Bardhi theksoi se mocion me debat është i detyrueshëm, ndërsa shtoi se kryetarja e Parlamentit duhet të propozojë një datë dhe brenda 30 ditëve nga momenti i paraqitjes duhet të zhvillohet.

"Mocioni jonë bazohej në të dhëna konkrete të raporteve ndërkombëtare që e listojnë Shqipërinë në krye të vendeve problematike, për transport droge, ishte terezish i bazuar në të drejtën për të kërkuar mocion në përputhje me rregulloren. Kur bëhet fjalë për drogë qytetarëve i shkon mendja tek vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama dhe kur bëhet fjalë për Olsi Ramën janë gati të shkrijnë kuvendin e Shqipërisë, rregulloren e Kuvendit dhe kushtetutën. Sic shkrinë javën e kaluar për llogari të Olta Xhaçkës, shkrinë gjykatën kushtetuese.

Ne do t’i qëndrojmë mocionit që kemi paraqitur. E vetmja kompetencë që ka kryetarja e Kuvendit është të propozojnë një datë, por mocioni është i detyrueshëm brenda 30 ditëve nga momenti i paraqitjes." - u shpreh Bardhi.

Lexo më tej: Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI