Flash

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

Akuzat për Olsin/ Rama shthur gojën për Bardhin: Shpifje nga një çingije që spërdridhet

Lapsi.al 15 April 2024
Akuzat për Olsin/ Rama shthur gojën për Bardhin: Shpifje nga

Kryeministri Edi Rama thotë se ministrat dhe ish-ministrat, të cilët kanë rënë në pranga, tanimë janë në hallin e tyre dhe se kanë mbaruar punë me politikën dhe publikun. Madje për të relativizuar arrestimet e bujshme thotë se ata janë arrestuar pas largimit prej tij nga qeveria. Sipas kreut të qeverisë, ndryshimet e vazhdueshme në kabinet janë kryer për të dhënë mesazhe të qarta.

“Unë jam shumë i vëmendshëm dhe kam bërë ndryshime të vazhdueshme në qeveri, iu kam dhënë mesazhet e mia shumë të qarta të gjithëve. Kam dhënë mesazhe të qarta edhe me lëvizjet e qeverisë, edhe me veprimet të tjera që jo gjithmonë kanë qenë të lidhura me çështje që kanë pasur të bëjnë me shqetësime të kësaj natyre dhe nga ana tjetër kemi vijuar të bëjmë reformim dhe ristrukturim dhe për këtë flasin shifrat” – tha Rama në një intervistë për Abc News.

Akuzat ndaj vëllait të tij i konsidero shpifje duke mos i kursyer epitetet per Gazment Bardhin.

“Çfarë mund të pritet tjetër, nga një çingije që hidhet nga prehri në prehër dhe spërdridhet për t’i dhënë kënaqësi padronit të radhës dhe për të marrë nga padroni i radhës pastaj atë vlerësimin e çingijes më të preferuar. Çfarë mund të bëjë tjetër, çfarë mund të presësh tjetër?” – tha ndër të tjera Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Zyrtare/ Beleri kandidat për eurodeputet

Kryetari i Partisë Demokracia e Re, njëkohësisht kryeministri i Greqisë, Qirjako Miçotaqis ka vendosur të kandidojë dy shqiptarë nga Himara për eurodeputet në P...

19:40

ide

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI