Flash

Panik në plazhin grek: Ka mbërritur tek ne njëri nga dronët e Iranit

Lapsi.al 14 April 2024
Panik në plazhin grek: Ka mbërritur tek ne njëri nga dronët

Zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme kanë shtuar shqetësimet e të gjithëve. Të frikësuar nga lufta e hapur mes Iranit dhe Izraelit kanë qenë këtë të diel edhe pushuesit e një plazhi të Heraklionit në Greqi kur panë një objekt ajror në rërë. Në panik, duke menduar se ishte një dron iranian ata njoftuan policinë.

Në fund rezultoi se objekti ajror ishte përdorur në poligonet e qitjes së ushtrisë greke për të testuar disa sisteme armësh duke u lëshuar në det. Mediat greke thanë se objekti ajror ishte joaktiv dhe i padëmshëm. Sipas informacioneve të mediave greke, për rikuperimin e tij janë njoftuar organet kompetente.

Nga ekzaminimi i parë vlerësohet se ai kishte qenë prej kohësh në det pasi në pjesët metalike kishte shenja të forta ndryshku. Ky është një objekt i prodhuar nga një kompani me qendër në Britaninë e Madhe, me qëllim trajnimin e ekuipazheve të sistemeve kundërajrore. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Lufta nuk filloi, testi i njeriut po! 

Mbreme e kam gdhire me syte ne platformen X(Twitter) duke perjetuar live çdo moment reagimet nga çdo ane e globit mbi ngjarjen e ketij shekulli, sulmin e pare e...

15:50

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI