Flash

Meta "zgjedh" aleatin në Maqedoni: VMRO-n e Gruevskit

Lapsi.al 14 April 2024
Meta "zgjedh" aleatin në Maqedoni: VMRO-n e Gruevskit

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta është shprehur i bindur se partia opozitare VMRO-DPMNE do të jetë fituese në zgjedhjet e ardhshme në Maqedoninë e Veriut.

Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se ishin vizioni dhe politikat e partisë së Nikola Gruevskit ato që e shndërruan Maqedoninë e Veriut, vendin e 10-të në botë dhe të 5-të në Europë për klimën e biznesit dhe investimet e huaja.

Kreu i PL shkruan se vendi fqinj do të vijojë i sigurt rrugën për integrimin euroatlantik, dhe se një garanci kyçe për këtë, pa dyshim që do të jenë shqiptarët.

Postimi i plotë:

Fitorja e pritshme e VMRO-DPMNE në zgjedhjet e afërta do t’i japë një dimension të ri zhvillimit ekonomik të Maqedonisë së Veriut në të ardhmen nga i cili do të përfitojnë të gjithë qytetarët e saj.

Të mos harrojmë se vizioni dhe politikat e saj në qeverisje e shndërruan Maqedoninë e Veriut, vendin e 10-të në botë dhe të 5-të në Europë për klimën e biznesit dhe investimet e huaja.

Falë vizionit të VMRO-DPMNE, Maqedonia e Veriut shpërtheu për rritjen e bujqësisë dhe blegtorisë duke e nisur me 10 milionë euro financim në vit e duke e çuar në 200 milionë euro.

Ekipi i ri i VMRO-DPMNE besoj se ka mësuar mjaftueshëm nga gabimet e bëra në të kaluarën dhe pasojat e nepotizmit, të cilat eklipsuan arritjet e jashtëzakonshme ekonomike dhe sociale.

Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të ecë e sigurt në rrugën euro-atlantike dhe përsëri shqiptarët do të jenë garancia kyçe për këtë!

Të këshilluara

Lufta nuk filloi, testi i njeriut po! 

Mbreme e kam gdhire me syte ne platformen X(Twitter) duke perjetuar live çdo moment reagimet nga çdo ane e globit mbi ngjarjen e ketij shekulli, sulmin e pare e...

15:50

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI