Flash

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Liderët e G7 mblidhen online: Irani të ndalë sulmet ndaj Izraelit

Lapsi.al 14 April 2024
Liderët e G7 mblidhen online: Irani të ndalë sulmet ndaj Izraelit

"Me veprimet e tij Irani ka bërë një hap më tej drejt destabilizimit të rajonit dhe rrezikon të provokojë një përshkallëzim të pakontrollueshëm rajonal. Kjo duhet të shmanget," thuhet në deklaratën e G7 e cila kryesohet për momentin nga Italia.

"Ne do të vazhdojmë të punojmë për të stabilizuar situatën dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm. Në këtë frymë, ne kërkojmë që Irani dhe përfaqësuesit e tij të ndërpresin sulmet e tyre. Ne jemi të gatshëm të marrim masa të mëtejshme në përgjigje të nismave të mëtejshme destabilizuese," thuhet në deklaratë.

Këshilli Evropian rreth çështjes Irak - Izrael

Kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel, i cili mori pjesë në takim, tha se armëpushimi në Gaza do të ndihmonte për uljen e tensioneve midis Iranit dhe Izraelit.

"Të gjitha palët duhet të tregohen të përmbajtura. Ne do të vazhdojmë të gjitha përpjekjet tona dhe dë të punojmë për uljen e tensionit," tha Michel, i cili kërkoi "përfundimin e krizës në Gaza përmes një armëpushimi të menjëhershëm sa më shpejt të jetë e mundur."

Michel tha gjithashtu se Këshilli Evropian do ta diskutojë çështjen e sulmit sa më shpejt të jetë e mundur, dhe veçanërisht Irakut ndaj Izraelit javën e ardhshme.

Kritika mbarëbotërore

Sulmi që ndërmori Iranit kundër Izraelit, megjithë paralajmërimet ndërkombëtare, ka shkaktuar reagime dhe kritika mbarëbotërore.

Para mbledhjes së G7, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, e dënoi sulmin e Iranit ndaj Izraelit. "Ne jemi shumë të shqetësuar për destabilizimin e mëtejshëm në rajon dhe do të vazhdojmë të punojmë për ta parandaluar atë”, shkroi Meloni në platformën online X (ish-Twitter). /DW

Të këshilluara

Lufta nuk filloi, testi i njeriut po! 

Mbreme e kam gdhire me syte ne platformen X(Twitter) duke perjetuar live çdo moment reagimet nga çdo ane e globit mbi ngjarjen e ketij shekulli, sulmin e pare e...

15:50

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI