Flash

Atentat shqiptarit pranë një qendre tregtare në Spanjë

Lapsi.al 14 April 2024
Atentat shqiptarit pranë një qendre tregtare në Spanjë

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në Marbella të Spanjës. Një 33-vjeçar shqiptar është plagosur rëndë rreth orës 21:40 të kësaj të shtune, pasi ka marrë të paktën katër ose pesë plagë me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në qendrën tregtare Guadalmina, në Marbella (Málaga), pranë A-7, në afërsi të qytetit kufitar të Estepona, sipas burimeve policore. I plagosuri, shtetas shqiptar, është dërguar në spital pasi shërbimet shëndetësore 112 kanë shkuar në zonën e të shtënave, ndërkohë që policia ka marrë përsipër hetimet. Sipas të njëjtave burime janë dëgjuar gjysmë duzinë shpërthimesh.

Qendra tregtare e lartpërmendur në Marbella është kthyer në një pikë të nxehtë në pastrimin e hesapeve mes bandave në Costa del Sol. Më 28 tetor, tre persona të armatosur me kapuç hapën zjarr ndaj dy personave, të cilët u plagosën. Pasi kanë qëlluar, ata janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me një makinë.

Të këshilluara

Ilir Meta: Mos pini mall, bëni sport!

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zbuluar mesazhin që do të japë me videot e tij të publikuara në rrjetet sociale ku shfaqet duke u stërvitur. “Qëllimi ...

12:54

Merr flakë një makinë në Tiranë

Një automjet i parkuar në zonën e “Misto Mames”, në Tiranë është përfshirë nga flakët. Momentalisht nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa zjarrfikësja po punon...

12:48

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI