Flash

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Arrestohet ish-kryeprokurori i posaçëm i Malit të Zi

Lapsi.al 14 April 2024
Arrestohet ish-kryeprokurori i posaçëm i Malit të Zi

Ish-kryeprokurori i posaçëm i Malit të Zi, Milivoje Katniç dhe ish-zyrtari i lartë i policisë malazeze, Zoran Lazoviç u arrestuan të dielën me urdhër të Prokurorisë së Posaçme të Malit të Zi, ka njoftuar zëdhënësi i Prokurorisë.

“Katniç dhe Lazoviç janë privuar nga liria për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra penale të krijimit të organizatës kriminale dhe shpërdorim të detyrës zyrtare”, tha zëdhënësi i Prokurorisë së Posaçme, Vukash Radonjiç.

Radonjiç ka deklaruar se arrestimi i ish-shefit të Prokurorisë së Posaçme dhe ish-ndihmës drejtorit të policisë është bazuar në bashkëpunimin e prokurorisë me EUROPOL-in, Agjencinë e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Zbatimin e Ligjit.

“Është në vazhdim kontrolli i banesave dhe objekteve të tyre në Podgoricë, Cetinë, Budva dhe Bijelo Polje, për të gjetur gjurmë të veprës penale dhe sende që mund të jenë të dobishme për procedurën”, tha zëdhënësi Radonjiç.

Ai ka shtuar se Katniç dhe Lazoviç do të dërgohen në Prokurorinë e Posaçme për t'u marrë në pyetje brenda afatit ligjor.

Kryeministri malazez, Milojko Spajiç e mirëpriti angazhimin e vazhdueshëm të Prokurorisë së Posaçme kundër të gjitha formave të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Këto veprime dëshmojnë për shkallën e infiltrimit të krimit të organizuar në institucionet e sistemit, të krijuara në kohën e ish-pushteteve, tha kryeministri Spajiç.

“Prandaj është shumë e rëndësishme që qeveria aktuale, nëpërmjet krijimit të kushteve ligjore dhe praktike, të krijojë një ndërprerje të qartë nga praktika e mëparshme dhe në thelb ta bëjë vendin tonë evropian, çliruar nga plaga e krimit dhe korrupsionit që na ndoqi me dekada”, shkruan kryeministri malazez në platformën X.

Milivoje Katniç ishte kryeprokuror posaçëm që nga viti 2015 dhe në atë post ka ardhur nga pozita e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit. Ai u shkarkua në fillim të vitit 2022, një vit e gjysmë pas ndryshimit të qeverisë në Mal të Zi, kur Partia Demokratike e Socialistëve e ish presidentit malazez, Milo Gjukanoviç, kaloi në opozitë pas tridhjetë vitesh qeverisje.

Autoritetet e reja e akuzuan Katniçin për persekutimin e opozitës dhe mbrojtjen e zyrtarëve më të lartë të DPS-së, përfshirë ish presidentin Gjukanoviç.

Ai ishte prokurori kryesor në rastin e tentativës për terrorizëm dhe "grusht shteti" në vitin 2016, aktakuza e të cilit përfshinte shtetas rusë dhe serbë, si dhe liderët e Frontit Demokratik pro-rus - presidenti aktual të Parlamentit të Malit të Zi. Andrija Mandiç dhe deputetin Milan Knezheviç, kryetar i Partisë Popullore Demokratike, anëtar i koalicionit qeverisës.

Vendimi i shkallës së parë i dënoi të gjithë me disa vite burg, por më pas Gjykata e Apelit e ktheu procesin në fillim.

Ish-ndihmës drejtori i policisë Zoran Lazovic është një zyrtar policor për një kohë të gjatë përgjegjës për luftën kundër krimit të organizuar.

Prokuroria malazeze në dy vitet e fundit ka kryer një sërë arrestimesh të ish-drejtuesve të institucioneve të drejtësisë dhe policisë.

Aktakuzat dhe gjykimet janë duke u zhvilluar kundër ish-kryetares së Gjykatës së Lartë, Vesna Medenica, ish-drejtorëve të policisë Veselin Veloviç dhe Slavko Stojanoviç, zëvendësdrejtorit të policisë Dejan Knezheviç, ndihmësit të Katniçit në Prokurorinë së Posaçme, Sasha Çagjenoviq dhe të tjerëve. /VOA

Të këshilluara

Lufta nuk filloi, testi i njeriut po! 

Mbreme e kam gdhire me syte ne platformen X(Twitter) duke perjetuar live çdo moment reagimet nga çdo ane e globit mbi ngjarjen e ketij shekulli, sulmin e pare e...

15:50

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI