Flash

Krimi që tronditi Ferizajn, mjeku tregon se si është gjendja shëndetësore e 15-vjeçarit

Lapsi.al 13 April 2024
Krimi që tronditi Ferizajn, mjeku tregon se si është gjendja

Një ngjarje e rëndë tronditi dje Ferizajn, por për gjithë Kosovën, pasi një grua 21-vjeçare ka mbetur e vrarë, kurse vëllai i saj 15-vjeçar u plagos me armë zjarri.

Ngjarja ndodhi në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, pasi dyshohet se në drejtim të tyre ka shtënë ish-bashkëshorti i viktimës.

I mituri, i cili u plagos brenda objektit të Qendrës për Punë Sociale, po trajtohet në Repartin e Ortopedisë në Spitalin e Ferizajt.

Në një prononcim për media mjeku i Emergjencës në Ferizaj, Sefedin Fazliu, ka dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të 15-vjeçarit të plagosur. Fazliu tha se të miturit i është hequr plumbi në parakrahun e djathtë. Mësohet se i mituri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Të këshilluara

Tërmet 4,5 ballë në Greqi

Një tërmet me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter ka ndodhur në orën 05:23 të mëngjesit të së shtunës në ishullin Evia në Greqi, ndërsa tërmeti është ndjerë edhe n...

10:25

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI