Flash

Kompanitë e Eurozonës presin rritje të moderuar të pagave

Lapsi.al 13 April 2024
Kompanitë e Eurozonës presin rritje të moderuar të pagave

Kompanitë në Eurozonë, presin që rritja e pagave të ngadalësohet, sipas një sondazhi të Bankës Qendrore Europiane, duke u ofruar politikëbërësve njëfarë ngushëllimi, se inflacioni është në ulke të sigurt.

Pagat parashikohen të rriten me 3.8% gjatë 12 muajve të ardhshëm, tha BQE. Kjo është në rënie, nga 4.5% në sondazhin e mëparshëm në nëntor. Pritjet për çmimet ranë edhe më fuqishëm – në 3.3% nga 4.5%.

Paga e punëtorëve, janë variabël kyç për zyrtarët e BQE-së, pasi ata vendosin se sa shpejt të ulin normat e interesit.

Shqetësimi është, se pagat më të larta, do t’u kalojnë konsumatorëve, duke e mbajtur inflacionin mbi objektivin prej 2% për më gjatë.

Ndërsa treguesit e tjerë, kanë sinjalizuar një ngadalësim të rritjes së pagave në fund të vitit 2023, politikëbërësit janë të prirur të shohin të dhënat për tremujorin e parë.

Ekonomistët në Goldman Sachs, shohin një ngadalësim të ndjeshëm të rritjes së pagave, në gjysmën e dytë të këtij viti. Procesi i rimëkëmbjes së pagave reale do të ulet dhe shtrëngimi i tregut të punës ka arritur kulmin, thanë ata.

“Ngadalësimi më i shpejtë, që ne parashikojmë për pjesën e mbetur të vitit, duhet të bëjë që Këshilli Drejtues, të favorizojë një ritëm më të shpejtë uljeje,” shkruajtën ata.

Kryeekonomisti i BQE, Philip Lane, tha në fund të muajit të kaluar, se rritja e pagave në Eurozonë, po kthehet në nivele më normale.

Sondazhi i BQE-së tregoi gjithashtu:

-Kushtet e financimit u shtrënguan më tej në tremujorin e parë të 2024, por shumë më pak se në tremujorin e katërt të 2023;

-Kompanitë raportuan një reduktim modest të nevojës për kredi, ndërsa më pak raportuan një ulje të disponueshmërisë së tyre;

-Firmat e perceptuan perspektivën e përgjithshme ekonomike, si faktorin kryesor që pengon disponueshmërinë e financimit të jashtëm, megjithëse pak më pak se në fazën e mëparshme. /

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI