Flash

Gjermania do ta furnizojë Ukrainën me një tjetër sistem ajror Patriot

Lapsi.al 13 April 2024
Gjermania do ta furnizojë Ukrainën me një tjetër sistem

Qeveria e Gjermanisë do ta furnizojë Ukrainën me një tjetër sistem ajror për mbrojtje ajrore, Patriot, teksa ajo përballet me luftën e Rusisë, ka thënë të shtunën ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius. Sipas një deklarate të lëshuar për media, sistemi do të dërgohet menjëherë në Ukrainë.

Deri më tani Gjermania i ka dërguar Ukrainës dy sisteme Patriot. Sipas ministrisë gjermane, sistemet e kanë dëshmuar vetën në luftën kundër agresionit rus. Kjo dërgesë po bëhet teksa ministri Pistorius dhe ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Berbock po lobojnë intensivisht te partnerët për dërgimin të sistemeve mbrojtëse në Ukrainë.

“Terrori rus kundër qyteteve ukrainase dhe infrastrukturë së qytetit është duke shkaktuar vuajtje të pamatshme”, ka thënë Pistorius, sipas deklaratës. Më herët gjatë ditës, komandanti i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, Oleksandr Syrsky, ka thënë se “situata në frontin lindor është përkeqësuar në mënyrë të konsiderueshme ditëve të fundit”.

Gjenerali i lartë amerikan, Christopher Cavoli, ka paralajmëruar ditë më parë se Ukraina nuk do të mund ta përballojë e vetme luftën kundër Rusisë, teksa një paketë masive e ndihmës amerikane vazhdon të jetë e bllokuar në Dhomën e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara.

Ndihma është bllokuar prej disa republikanëve konservatorë, të cilët besojnë se çështjet e brendshme në SHBA duhet të kenë prioritet.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

 

Të këshilluara

Kryeqyteti i Kolumbisë 'prek fundin'

Një meme e re po shpërndahet gjerësisht këtë javë në llogaritë e mediave sociale në kryeqytetin e Kolumbisë, Bogotá, ndërsa qyteti po përballet me krizën e ujit...

16:34

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI