Flash

SHBA nuk pret përfshirjen në luftë, parashikon një sulm iranian kundër Izraelit

Lapsi.al 12 April 2024
SHBA nuk pret përfshirjen në luftë, parashikon një sulm

Shtetet e Bashkuara parashikojnë që Irani të ndërmarrë një sulm kundër Izraelit, por jo i përmasave për ta tërhequr Uashingtonin në luftë, tha një zyrtar amerikan të enjten vonë. Shtëpia e Bardhë tha më herët se Uashingtoni nuk dëshironte që konflikti të përhapej në Lindjen e Mesme dhe se SHBA i kishin thënë Iranit se nuk ishin përfshirë në një sulm ajror kundër një komandanti të lartë ushtarak iranian në Damask.

Shtëpia e Bardhë tha se e kishte paralajmëruar Iranin që të mos e përdor sulmin në Damask si arsye për të përshkallëzuar më tej situatën në rajon. Izraeli po vazhdon luftën në Gazë, por gjithashtu po përgatitet për skenarë në zona të tjera, tha të enjten kryeministri Benjamin Netanyahu, mes shqetësimeve se Irani po përgatitej të godiste Izraelin si përgjigje për vrasjen e komandantëve të lartë iranianë.

“Kushdo që na dëmton, ne do t'i dëmtojmë ata. Ne jemi të përgatitur t’i plotësojmë të gjitha nevojat e sigurisë së shtetit të Izraelit, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm”, thuhet në komentet e NetanyahuT të publikuara nga zyra e tij pas një vizite në bazën e forcave ajrore Tel Nof në jug të Izraelit.

Avionë luftarakë, që dyshohet të jenë izraelitë, bombarduan të hënën ambasadën e Irani në Damask. Irani është zotuar të hakmerret kundër sulmit që la të vrarë një gjeneral të lartë dhe gjashtë oficerë të ushtrisë iraniane. Sulmi ka rritur edhe më tej tensionet në rajonin e trazuar nga lufta në Gazë. Izraeli nuk ka thënë se ishte përgjegjës për sulmin, por udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, tha të mërkurën se Izraeli "duhet dhe do të ndëshkohet" për sulmin.

Burime iraniane i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se Teherani e ka sinjalizuar Uashingtonin se do të hakmerret ndaj sulmit izraelit kundër ambasadës së tij në Siri në një mënyrë që synon të shmangë përshkallëzimet në shkallë të lartë dhe nuk do të veprojë me nxitim, pasi Teherani ka parashtruar kërkesa, përfshirë një armëpushim në Gazë.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, kundëradmirali Daniel Hagari tha se nuk i është kërkuar popullsisë civile që të bëjnë ndonjë përgatitje speciale, por shtoi se Izraeli ishte "shumë i përgatitur për një sërë skenarësh". Shtetet e Bashkuara kanë qenë në gatishmëri të lartë lidhur me mundësinë e sulmeve të mundshme hakmarrëse nga Irani ndërsa të dërguarit e Uashingtonin po përpiqen të ulin tensionet.

Hamasi palestinez sulmoi Izraelin më 7 tetor, duke vrarë 1200 njerëz dhe marrë peng mbi 200 të tjerë, sipas të dhënave izraelite. Izraeli reagoi ushtarakisht ndaj Gazës së qeverisur nga Hamasi, ku janë vrarë mbi 33,000 palestinezë, sipas ministrisë lokale të shëndetësisë. Luftimet kanë shkaktuar zhvendosjen e pothuajse të gjithë popullsisë prej 2.3 milionë të Gazës, duke shkaktuar një krizë humanitare dhe akuza për gjenocid, të cilat Izraeli i mohon.

Grupet e mbështetura nga Irani kanë deklaruar mbështetjen për palestinezët, duke ndërmarrë sulme nga Libani, Jemeni dhe Iraku. Teherani e ka shmangur konfrontimin e drejtpërdrejtë me Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara, ndërsa ka deklaruar mbështetjen për aleatët e tij./VOA

Të këshilluara

Kryeqyteti i Kolumbisë 'prek fundin'

Një meme e re po shpërndahet gjerësisht këtë javë në llogaritë e mediave sociale në kryeqytetin e Kolumbisë, Bogotá, ndërsa qyteti po përballet me krizën e ujit...

16:34

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI