Flash

SHBA, Koreja e Jugut e Japonia mbajnë stërvitje përballë kërcënimeve nga Koreja e Veriut

Lapsi.al 12 April 2024
SHBA, Koreja e Jugut e Japonia mbajnë stërvitje përballë

Shtetet e Bashkuara, Koreja e Jugut dhe Japonia kanë mbajtur stërvitje të përbashkëta detare, në të cilat u përfshi një aeroplanmbajtës amerikan, për të siguruar gatishmëri kundër kërcënimeve bërthamore dhe raketore nga Koreja e Veriut, tha marina e Seulit të premten.

Koreja e Veriut e ka përshpejtuar zhvillimin e armëve, dhe javën e kaluar e testoi një raketë hipersonike me lëndë djegëse të ngurtë. Të mërkurën, lideri verikorean Kim Jong Un tha se tani është koha e duhur për të qenë më të përgatitur për luftë se asnjëherë më parë, duke përmendur gjendjen e paqëndrueshme gjeopolitike.

“Forcat pjesëmarrëse kryen stërvitje luftarake kundër nëndetëseve, për ta përmirësuar reagimin ndaj kërcënimeve nënujore prej Koresë së Veriut, përfshirë prej nëndetëseve dhe prej raketave balistike të shkrepura nga nëndetëset”, tha marina e Koresë së Jugut në një komunikatë.

Stërvitjet dyditore, të mbajtura në ujërat ndërkombëtare mes Koresë së Jugut dhe Japonisë të enjten dhe të premten, sollën së bashku aeroplanmbajtësin Theodore Roosevelt dhe shkatërruesit Howard, Russell dhe Daniel Inouye, me luftanijet nga fqinjët aziatikë.

Stërvitjet, të cilat kishin për qëllim zhvillimin e aftësive të përbashkëta për t’iu përgjigjur kërcënimeve nga Koreja e Veriut, vijnë pas një plani të përbashkët shumëvjeçar që u përpilua në një samit mes palëve vitin e kaluar, tha Koreja e Jugut.

Këto tre vende ushtruan gjithashtu mënyra se si ta bllokojnë transportin e jashtëligjshëm të armëve shkatërruese nga Koreja e Veriut, si dhe kryen stërvitje për kërkim-shpëtim.

Ndërkohë, në Uashington, zyrtarët amerikanë dhe ata jugkoreanë mbajtën bisedime vjetore për mbrojtjen të enjten, sipas Seulit./Rel

Të këshilluara

Kryeqyteti i Kolumbisë 'prek fundin'

Një meme e re po shpërndahet gjerësisht këtë javë në llogaritë e mediave sociale në kryeqytetin e Kolumbisë, Bogotá, ndërsa qyteti po përballet me krizën e ujit...

16:34

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI