Flash

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Irani gati të sulmojë Izraelin/ Reagon Biden: Mos e bëni!

Lapsi.al 12 April 2024
Irani gati të sulmojë Izraelin/ Reagon Biden: Mos e bëni!

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden thotë se ai pret që Irani të sulmojë Izraelin "më shpejt se vonë", teksa po rritet frika për një hakmarrje iraniane mbi një sulm ajror që vrau komandantët e saj të lartë në fillim të këtij muaji. Izraeli nuk e ka pranuar sulmin ndaj një konsullate iraniane në Siri, por besohet gjerësisht se ka qenë dora e tij.

Zyrtarë amerikanë i kanë thënë CBS News se një sulm i madh i Iranit ndaj Izraelit mund të ndodhë së shpejti. Izraeli reagoi se është gati të mbrohet. Në këtë situatë Biden iu drejtua Iranit me fjalët: "Mos e bëni".

"Ne jemi të përkushtuar ndaj mbrojtjes së Izraelit. Ne do ta mbështesim Izraelin. Ne do të ndihmojmë në mbrojtjen e Izraelit dhe Irani nuk do të ketë sukses” - tha Biden. Irani mbështet Hamasin, grupin e armatosur palestinez që lufton Izraelin në Gaza, si dhe grupe të ndryshme në të gjithë rajonin, si Hezbollahu në Liban që shpesh kryen sulme kundër izraelitëve.

Të premten, Hezbollahu tha se kishte lëshuar "dhjetëra" raketa nga Libani drejt Izraelit. Një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit tha se ishin lëshuar rreth 40 raketa dhe dy dronë shpërthyes. Nuk u raportua për viktima dhe se nuk kishte të dhëna për përfshirje nga aktorë të tjerë. Tensionet në rritje kanë bërë që vende si SHBA, Britania e Madhe, India dhe Australia të paralajmërojnë qytetarët të mos udhëtojnë drejt Izraelit.

Gjermania u bëri thirrje qytetarëve të saj që të largohen nga Irani. Departamenti Amerikan i Shtetit gjithashtu ndaloi stafin diplomatik dhe familjet e tyre në Izrael të udhëtojnë jashtë qyteteve të Tel Avivit, Jerusalemit dhe Beersheba. Të premten, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u takua me anëtarët e kabinetit të tij të luftës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Vuçiç i kërkon ndihmë Kinës në OKB

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka kërkuar ambasadorit kinez në Beograd, Li Ming, që Kina të mbështesë shtetin e tij “në luftën për të vërtetën para K...

17:11

Itali: Shqiptari vdes në vendin e punës

Një punëtor 36-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën mëngjesin e sotëm teksa po kryente punime rinovimi në një pallat në qendër të Magenta-s, në provincë...

16:08

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI