Flash

Del SONDAZHI/ Shumica e shqiptarëve të Shqipërisë nuk ka qenë kurrë në Kosovë

Lapsi.al 12 April 2024
Del SONDAZHI/ Shumica e shqiptarëve të Shqipërisë nuk ka

Në Barometrin në Euronews Albania, ku u bënë bashkë për herë të parë në një studim të përbashkët qytetarë në Shqipëri dhe në Kosovë, anketa e fundit është munduar të kuptojë shkëmbimet që qytetarët kanë me njëri tjetrin në të dy vendet. Pyetja e parë ka dashur të kuptojë lëvizjet dhe vizitat reciproke në të dy vendet.

Pyetjes “Kur ka qenë hera e fundit që keni vizituar Kosovën /Shqipërinë i janë përgjigjur 2065 qytetarë në të dy anët e kufirit dhe nga përgjigjet rezulton se janë në shumicë shqiptarët e Shqipërisë që nuk kane vizituar Kosovën në krahasim me shqiptarët e Kosovës, Shqipërinë.

Janë 50,4 % e të anketuarve në Shqipëri që kanë zgjedhur të përgjigjen “asnjëherë“ në këtë pyetje dhe vetëm 10 ,7% e të pyeturve në Kosovë kanë zgjedhur të përgjigjen “asnjëherë” në këtë pyetje.

Nga sa duket edhe nga shifrat, është e qartë se lëvizjet e qytetarëve nuk janë edhe aq të shpeshta, sepse opsionin që të kenë vizituar vendet respektive në 3 muajt e fundit e kanë zgjedhur si përgjigje vetëm 5.5% e shqiptarëve në Shqipëri dhe 10.4% e qytetarëve në Kosovë. Ata që kanë bërë vizita në 6-12 muajt e fundit janë 9.7% shqiptarë në Shqipëri dhe 31.6 % e të pyeturve në Kosovë. 

Një tjetër pyetje e anketës së radhës në Barometrin e kësaj jave, për shqiptarët në Shqipëri dhe qytetarët në Kosovë, i ka vendosur ata të zgjedhin nëse kanë të njohur respektivisht në të dyja vendet.

“A keni të njohur, shokë, miq, kolegë, familjarë që jetojnë ose punojnë në Shqipëri /Kosovë”. Është një pyetje që i janë përgjigjur 2065 qytetarë në të dyja vendet.

Nga përgjigjet rezulton se 25% e shqiptarëve në Shqipëri njohin të afërm, shokë apo koleg, që jetojnë ose punojnë në Kosovë.

Ndërsa nga qytetarët e pyetur në Kosovë ata që njohin dikë të afërm, shok apo koleg që jetojnë ose punojnë në Shqipëri, janë 19,7% e të pyeturve. 

Për të kuptuar bashkëveprimin mes qytetarëve në Shqipëri me ata në Kosovë dhe anasjelltas, pyetja e radhës që Barometri ju ka drejtuar të anketuarve është “sa shpesh ndiqni mediat e Kosovës / Shqipërisë në të gjitha format dhe formatet”.

Përgjigjet tregojnë se 31% e qytetarëve të Kosovës ndjekim mediat në Shqipëri disa herë në javë ose çdo ditë, kundrejt 18,5% e shqiptarëve të Shqipërisë që ndjekin mediat e Kosovës me të njëjtën shpeshtësi.

Të rinjtë 18-24 vjeç janë ata që ndjekin më pak mediat respektive të dy vendeve, krahasuar me moshat më të mëdha. Respektivisht 25.6% e të rinjve në Kosovë ndjekin mediat në Shqipëri dhe 4.5% e të rinjve në Shqipëri ndjekin mediat e Kosovës. /Marrë nga EuroNews Albania

Të këshilluara

Vuçiç i kërkon ndihmë Kinës në OKB

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka kërkuar ambasadorit kinez në Beograd, Li Ming, që Kina të mbështesë shtetin e tij “në luftën për të vërtetën para K...

17:11

Itali: Shqiptari vdes në vendin e punës

Një punëtor 36-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën mëngjesin e sotëm teksa po kryente punime rinovimi në një pallat në qendër të Magenta-s, në provincë...

16:08

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI