Flash

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Çmendet moti në fundjavë, temperatura deri në 33 gradë dhe pluhur saharian

Lapsi.al 12 April 2024
Çmendet moti në fundjavë, temperatura deri në 33

Kjo fundjavë pritet që të na sjellë temperatura deri në 33 gradë Celsius dhe mot të qëndrueshëm me kthjellime. Në një lidhje për Klan News, sinoptikani Hakil Osmani thotë se këto temperatura janë deri në 13 gradë më të larta sesa të zakonshmet e muajit prill. Përveç intervaleve të gjata me diell, kjo e diel pritet të sjellë dhe pluhurin saharian në të gjithë territorin e vendit.

"Presim maksimume që do të ngjiten dhe në vlerën 32 gradë Celsius, këto në qarqet e Elbasanit dhe Beratit, maksimumet pritet të jenë dhe në kryeqytet si dhe përgjatë vijës bregdetare do të jenë temperatura mjaft të larta sa i takon muajit prill. Por jo vetëm dita e sotme, por edhe fundjava pritet me temperatura të larta. Do të mbeten në maksimumet 32 gradë Celsius ditën e shtunë, ku do të kemi rritje të temperaturave të ajrit në Shkodër dhe Tiranë duke bërë që edhe ato të shkojnë rreth vlerave 32 gradë Celsius.

Edhe dita e diel do të sjellë rritje të temperaturave të ajrit në orët e para të mëngjesit edhe gjatë mesditës duke bërë që vlerat minimale në qytetet e zonave malore do t’i kemi në 9 gradë në Peshkopi apo Ersekë, ndërsa në Ultësirën Perëndimore presim temperatura nga 10 deri në 16 gradë Celsius. Mesdita pritet që temperaturat të ngjiten në vlerën 33 gradë Celsius, duke bërë që të kemi temperatura deri në 13 gradë më të larta sa i përket këtij muaji.

Por jo vetëm temperatura të larta. Kjo fundjavë do të na sjellë dhe motin e qëndrueshëm. Pritet që gjatë kësaj fundjave të kemi prezente dhe pluhurin saharian, pasi pritet që në territorin shqiptar dhe në të gjithë Mesdheun të kemi prezent pluhurin, pasi kemi aktivizimin e masave ajrore me origjinë nga Afrika duke bërë që të prekin dhe vendin tonë./Klan News

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Fier

Aksident në Fier. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30, në fshatin Bidaj në Kolonjë të Fierit. Shtetasi me inicialet G. B., rreth 58 vjeç, duke drejtuar automjetin t...

17:26

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI