Flash

Viktimizohet Olta Xhaçka: Jam përgatitur të lë mandatin për ti shpëtuar sulmeve

Lapsi.al 11 April 2024
Viktimizohet Olta Xhaçka: Jam përgatitur të lë mandatin

Olta Xhaçka ka folur me nota viktimizimi në seancën në Kuvend, në lidhej me diskutimin për mandatin e saj.

Ajo u shpreh se kishte menduar nëse duhet apo jo ta linte mandatin,. në mënyrë që t’i shpëtonte linçimit, por shtoi se nuk ka përfituar asgjë duke përdorur pozitën.

Xhaçka u shpreh se çështja e saj është shqyrtuar nga Gjykata Kushtetuese, dhe se gjykimi është pushuar.

Ajo tha se nuk është në konflikt interesi.

Olta Xhaçka: Prej kohësh zhvillohen gjyqe prokurorësh e gjykatësish pa licencë, por me licencë për të shpifur.

Për të më nëpërkëmbur dinjitetin. Nuk jam përgjigjur. Kam menduar nëse duhet të dorëzoj mandatin e t’i shpëtoj linçimit. Jam menduar se ku kam gabuar, di të them që as kam ushtruar influencë për të përfituar, as nuk kam përfituar asgjë. Janë shpifje. Për t’i vënë kapakun, nga leckat e topit të opozitës diskutohet sikur do të votohet sot për të më mbajtur në këmbë apo jo. Çështjen time GJK e ka pushuar.

Meqë në këtë absurditet, u arrit për shkak të akuzave të ngritur ndaj meje, dhe votimi sot lifdhet me mandatin tim, nuk do komentoj dhe kolegët le të diskutojnë e të evndosin të lirë. Nuk hesht për fajësinë e dhënë nga gjykata e shkallës zero. Smë bën të flas sot se të lartpërmendurit do të ndryshojnë qëndrim, por dua të dëgjohet zëri im.

Askush nuk do të gjejë asnjë fjaalë të dalë nga unë, kundër organeve të drejtësisë.

Që në janar 2023 çështja ime u shqyrtua nga GJK për 8 orë duke administruar provat e faktet, ato reale jo ato të emisioneve televizive.

Kjo është një zallamahi ku jam bërë unë mishi për top.

Aty flitet për investime të bëra falë favoreve të bëra nga qeveria. E gjitha, nga fillimi në fund, është leje për përdorim plazhi, pjesë e të cilës është dhe bashkëshorti im. Ai është sipërmarrës para se të bëhej deputet. Nuk mund të vazhdonim këtë angazhim. As unë, as nga bashkëshorti im, nuk është përfituar nga shteti. Sipërmarrja është 100% private. E verifikueshme. Nuk është shkelur asnjë ligj. Nuk jam në konflikt interesi.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI