Flash

“Turp të keni”, Vuçiç sulmon Ambasadorët e Perëndimit në Kosovë: Shikojeni veten në pasqyrë, gënjeshtarë

Lapsi.al 11 April 2024
“Turp të keni”, Vuçiç sulmon Ambasadorët e

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë sonte se vendet e QUINT-it, të cilat kritikojnë Listën Serbe për thirrjen për bojkotimin e votimit për shkarkimin e kryetarëve të komunave në veri të Kosovës më 21 prill, duhet të turpërohen nga akuzat e tilla. Vuçiç, duke iu përgjigjur gazetarëve pas një takimi me delegacionin e Republikës Srpska, tha se vetëm 3.4 % e qytetarëve kanë marrë pjesë në zgjedhjet lokale në veri të Kosovës vitin e kaluar.

“Pashë që disa po përpiqen të predikojnë, çfarë pafytyrësie”, tha Vuçiç, duke përgjigjur në pyetjen e gazetarit në lidhje me faktin se QUINT-i po ua hedh fajin serbëve për bojkotin e shpallur të votimit më 21 prill.

Siç raporton B92, Vuçiç tha se Albin Kurti fillimisht i organizoi zgjedhjet në të cilat dolën 3.4 për qind e qytetarëve, ndërsa më parë kishte kryer aksione të panumërta kundër serbëve.

“Arrestuan serbët, keqtrajtuan, rrahën, plagosën… Pastaj ai [Kurti] organizoi zgjedhje brilante me 3.4 për qind të njerëzve që dolën. Por kjo nuk është problem. Ata na thanë pranoni të merrni pjesë dhe ata do të japin dorëheqjen. Kur ne pranuam, thonë – nuk do të japin dorëheqje”, ka kujtuar Vuçiç.

Pas kësaj, thotë ai, nga QUINT-i u kanë thënë serbëve që të paraqesin peticion, ku do të duhej të mblidheshin nënshkrimet e 20 për qind të votuesve të regjistruar.

“Dhe kur me të gjitha dredhitë e Kurtit, i mbledhim ato nënshkrime, thonë – jo, hajde të shkojmë në referendum. Dhe referendumi kërkon 50 plus 1 votë. Epo nuk ka edhe aq serb duke jetuar atje… Regjistruan aty edhe 862 persona”, theksoi presidenti i Serbisë.

Sipas tij ndaj të gjithave këtyre reagoi Lista Serbe dhe theksoi se në fakt është e pakuptimtë, sepse serbët nuk mund të durojnë më terrorin.

“Edhe pas 3,4 për qind të atyre që kanë dalë në votime thonë – Beogradi është fajtor? Turp të keni. Shikohuni në pasqyrë, o gënjeshtarë”, tha Vuçiç.

Vuçiç ka përsëritur se Serbia po përballet me një periudhë të vështirë në të cilën do të vendoset edhe anëtarësimi i Serbisë në Këshillin e Evropës. Ai tha se me pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës pa plotësuar kushtet dhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe gjithçka tjetër, në fakt po e nxjerrin Serbinë nga ajo organizatë.

“Do të shohim. Është e gjitha në të njëjtat ditë. Ne do të luftojmë lidhur me këtë…”, tha Vuçiç.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI