Flash

Reagimi për çetën e hajdutëve, Veliaj: U surprizova nga Rama!

Lapsi.al 11 April 2024
Reagimi për çetën e hajdutëve, Veliaj: U surprizova nga

Erion Veliaj vijon daljet televizive në studiot që zgjedh vetë e ku merr pyetjet që ai dëshiron. Së fundi në ABC, kryebashkiaku i Tiranës ka komentuar edhe reagimin që bëri Edi Rama pas skandalit të vjedhjeve me kompaninë "5D". Veliaj thotë se u surprizua nga qëndrimi i kryeministrit.

“Patjetër që i thash kryeministrit që do bëj një reagim. Nuk më tha se do kishte ai një reagim, nuk e prisja dhe sigurisht, që u surprizova për mirë dhe e vlerësova. Unë besoj që në një skuadër, ku kapiteni i skuadrës, të jep një mbështetje që nuk e kisha kërkuar, s’e mohoj që patjetër që u ndjeva mirë që ndajmë këtë vizion edhe themi po, ne njerëzit nuk i trajtojmë si lecka. Unë me këta njerëz kam berë beteja, kanë qenë kolegët e mi. Bashkia e Tiranës ka 11 700 veta staf, por unë nuk bëj atë gabim që të them, epo mirë meqë ka kaq shumë unë nuk di kush. Jo, patjetër në këta 11 700 veta staf mund të ketë problematika, por unë këta njerëz nuk them se i njihja në mënyrë periferike. Këta janë njerëz që kam patur kolegë, kam bërë beteja politike, kam bërë edhe beteja për qytetin. E kanë gdhirë për teatrin, shumë më shumë për Astirin, akoma më shumë për pazarin, kalanë e për Liqenin e bulevardin e ri. Siç jam gjithashtu i ndërgjegjshëm që këta kolegë të mitë kanë bërë edhe shumë armiq, edhe para se të kishin këtë dilemë për të sqaruar me drejtësinë. Kanë berë armiq se falimentuan shumë karriera te gomat e Astirit, edhe te barrikadat e bulevardit të ri, edhe te gropa te pazari i ri, edhe tek themelet e sheshit Skënderbej dhe sigurisht edhe te netët epike të teatrit. Shumë karriera politike që thonin vija e kuqe, mbi trupat tanë, etj etj. Ne e shohim Lulin si fakir sot, por dërrmimi i tyre si parti filloi në beteja që nuk po i fitonin dot se përballeshin me njerëz shumë të vendosur për ta çuar qytetin përpara. Kjo nuk është arsye për të thënë epo tani meqë kanë bërë këto ne do i mbajmë si gardistët në kryeministri”, theksoi Veliaj.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI