Flash

Nëna e Kryemadhit del nga SPAK me një "kunjë" për mazhorancën

Lapsi.al 11 April 2024
Nëna e Kryemadhit del nga SPAK me një "kunjë" për

Ka dalë nga ambientet e SPAK nëna e deputetes Monika Kryemadhi. Fatime Kryemadhi është pyetur për pallatin dhe pasurinë që disponon.

Zonja Kryemadhi ka deklaruar se të gjitha transaksionet janë kryer me bankë, duke mos u kursyer edhe me një "kunjë" për mazhorancën, e cila ka tashmë në duar skandalin e kompanisë "5D".

Ajo theksoi se kjo punë ka nisur që në momentin që vajza e saj nisi të merrej me djegësat.

E pyetur nëse mbesat e saj janë marrë në pyetje, Fatimja tha "jo", duke shtuar se këta të fundit nuk kanë pse të pyeten, pasi ka qenë ajo që e ka ndihmuar vajzën e saj.

Deklarata pas daljen nga SPAK:

Cfarë ju pyetën?

Unë jam mamaja e Monikës. Jam krenare për vajzën që kam edhe sëe mohoj. Edi  pse ka nisur kjo punë. Që kur filloi të merret me djegësat ajo, këto filluan. Një lutje kam për gazetarët, mos shkruani cfarë u thonë njerëzit që blihen, ose që bëjnë luftë politike. Verifikoni çfarë shkruani. Unë i sqarova  të gjithë gjërat e mia.

Më pyetën për çështjen e blerjes së shtëpisë, unë nuk isha pa shtëpi, unë kam punuar gjithë jetën.

Dhatë sqarime për pronat?

Po për pronën time. Me shpinë që kam. Unë s’kam qenë pa punë, se këta më paskan nxjerrë se e paskam blerë shtëpinë me 160 mijë lekë pension.

Jua sekuesrtruan celularin?

Po çfarë ka celulari.  Ka naj gjë të veçantë? As kam bërë tendera, as djegësa, as 5D, as 7D.

Vajzat e Monikës i kanë pyetur?

Jo dhe s’kanë pse pyetën se ato i kam mbuluar unë.  Unë kam pallatin që kam bo. Me shpenzimet e mia në tokën që me ka lënë burri, qe kemi punu bashkë.

Keni ndihmuar vajzën?

Po normal. Po për fmitë i kam lekët unë, pse për kë i kam. I kam të gjitha me bankë, shkoni shifini.

Të këshilluara

Kryemadhi - Olta Xhaçkës: Karma is a bìtch

Deputetja Monika Kryemadhi, në fjalën e saj në parlament, duke folur për mandatin e Olta Xhaçkës, deklaroi se në këtë rast vlen shprehja se çfarë do të mbjellës...

13:56

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI