Flash

Lexojeni për zbavitje/ Veliaj reagon për protestën poshtë zyrës së tij

Lapsi.al 11 April 2024
Lexojeni për zbavitje/ Veliaj reagon për protestën poshtë

Erion Veliaj ka reaguar në lidhje me protestën e zhvilluar këtë të enjte (11 prill) para Bashkisë së Tiranës, e cila ishte thirrur nga opozita.

Kryebashkiaku i Tiranës ka publikuar një video të shpërthimit të molotovëve, ndërsa thotë se ka problem të protestosh dhe kur je pinjoll i Saliut e Fahriut që e dogjën këtë vend.

Ndër të tjera ai shkruan se skenat e ’97 nuk kanë vend në Tiranën e 2024-ës.

Reagimi i Veliajt:

Asllan Shyti shmangu djegien e kolegëve e të vetes! As e njoh, as më njeh. Shkoi në punë me kolegët e policisë jashtë, si kolegët e bashkisë brenda!

Nuk ka problem të protestosh dhe kur je pinjoll i Saliut e Fahriut që e dogjën këtë vend! E drejta jote!

Por ka shumë problem kur kërkon të vazhdosh të djegësh për të kompesuar votat e protestuesit që s’të mbështesin.

Në Bashki punojnë njerëz që nga koha e Kelmendit e Brojkës. Policët gjithashtu kanë qenë e do jenë të shtetit. Skenat e ’97 nuk kanë vend në Tiranën e 2024-ës!

Asllanin e shokët i ruajti Zoti me atë reagim! Mirënjohje të gjithëve!

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI