Flash

Këlliçi: Drejtorët e Veliajt morën 30 milionë euro në 7 vjet, afera është edhe më e madhe

Lapsi.al 11 April 2024
Këlliçi: Drejtorët e Veliajt morën 30 milionë euro

Ish-deputeti i PD-së dhe ish-kandidati për kryetar bashkie në Tiranë, në zgjedhjet e vitit të kaluar, Belind Këlliçi, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se kompania e drejtorëve të arrestuar të bashkisë kanë marrë në 7 vitet e fundit 45 tendera me një vlerë prej 30 milionë eurosh. Por Këlliçi tha se afera është edhe më e madhe dhe Veliaj ka patur dijeni të plotë.

“Nëse do të kishim të bënim vetëm me një tender, vetëm me një procedurë në 8 vite, me të vërtetë një kryetar bashkie mund të thotë se nuk ka patur dijeni, është rast i izoluar dhe nuk mund të mbaj përgjegjësi. Por prapë ka një përgjegjësi morale. Por kjo ka nisur që në 2016 kur këta kanë nisur punën me një tek elektricist, “Igor Elektrik”, kanë filluar të marrin tendera me këtë kompani, ia kanë ndërruar emrin në “VAS Konstruksion”, më pas e bënë “5D”.

Ndaluan ankimimet dhe filluan të marrin tenderat e mëdhenj, u lidhën edhe me kompani të tjera dhe kanë marrë 45 tendera në vlerën e 30 milionë eurove. Kaq kam denoncuar unë, por unë besoj se afera është shumë më e madhe dhe paratë e vjedhura janë shtuar shumë më shumë. Atëherë i bie Erion Veliaj në këto 7 vite nga viti 2016 deri në 2023 kur unë kam bërë denoncimin për drejtorët e bashkisë dhe drejtuesit e shtabit elektoral të PS-në në Tiranë. Nuk ka njeri normal që mund të dëgjojë këtë alibi dhe ta besojë. Veliaj është një kryetar bashkie i kapur në flagrancë.

Pak minuta më parë më thanë se ka ardhur një lajm se do të bëhet një proces vettingu të kompanive që marrin pjesë në gara. Kjo është hera e para që organizohen protesta për dorëheqjen ndaj kryetarit të bashkisë. Taulant Tusha dhe Ermal Kapllani në një dokument të vitit 2018 angazhoheshin me mbartjen e dherave për kompaninë Integrated Energy. Këto marrëveshje janë nënshkruar në bashkinë e Tiranës dhe Erion Veliaj ka patur dijeni” - tha Këlliçi. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI