Flash

Foto e Olta Xhaçkës në kuvend/ Sot i dërgojnë mandatin në Kushtetuese

Lapsi.al 11 April 2024
Foto e Olta Xhaçkës në kuvend/ Sot i dërgojnë

Olta Xhaçka është shfaqur në seancën e sotme parlamentare ku pritet që parlamenti t'i kërkojë Gjykatës Kushtetuese të marrë një vendim për papajtueshmërinë e mandatit të saj si deputete.

Më herët, kreu i grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi tha se qëndrimi i mazhorancës ka qenë i qartë, duke mos rënë ndesh me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe shtoi se tashmë ka një raport të PS që pritet të shihet nëse do të marrë votat për t’u çuar në Gjykatën Kushtetuese.

“E kemi përfunduar raportin dhe nuk dyshoj se është në sistem. Në lidhje me zbatimin apo jo të GJK unë besoj se kjo është ezauruar ashtu siç thamë në mbledhjen e Byrosë, ne e kemi zbatuar vendimin që në momentin e parë që kemi thënë se shfuqizon të dy vendimet e marra nga Kuvendi në lidhje me papajtueshmërinë e mandatit të Olta Xhaçkës. Ne e kemi bërë të qartë se do e dërgonim çështjen në Kuvend për të marrë një vendim mbi shqyrtimin e mandatit të Xhaçkës ashtu siç e përcakton Kushtetuta. Sot do votojmë një projektvendim për të dërguar cështje nnë Gjykatë Kushtetuese”– u shpreh Çuçi ndër të tjera.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI