Flash

Vjedhja e sistemit TIMS/ "Policët që e denoncuan, u shkarkuan nga detyra"

Lapsi.al 10 April 2024
Vjedhja e sistemit TIMS/ "Policët që e denoncuan, u shkarkuan nga

Ndërhyrja në sistemin TIMS është bërë nga persona që nuk kanë fare lidhje me Policinë e Shtetit, sipas profesorit të kriminalistikës, Ervin Karamuço,

Teksa foli në ‘Top Talk’ për arrestimin e drejtorit të IT-së Ervin Muço, Karamuço u shpreh se në TIMS kanë ndërhyrë persona që janë futur në institucionin e Policisë së Shtetit pa asnjë autorizim.

‘Kur u përhap lajmi në gusht, na shkruajtën, na thanë fshijeni se nuk është e vërtetë. Në ato të dhëna janë edhe shtetas amerikanë. Nuk janë marrë pa dashje. Ka ardhur përgjigja nga laboratori. Doli që një person kalimtar që njeh një drejtor aty, kalon natën me drejtorin në zyrë dhe thotë a futemi brenda. Dhe futen. Madje jo një, po dy e tre, që s’kanë lidhje fare me policinë. Hyjnë në servera me usb me vete dhe futen në sistemin TIMS, por nuk dihet çfarë kanë bërë.

Pra, nga rruga kanë hyrë në Policinë e Shtetit. Vijnë 2-3 punonjës të autorizuar dhe thonë çfarë po bëni këtu. Ata bënë kallëzim, por policët që e kanë denoncuar sot nuk janë në punë. I kanë intimiduar derisa i kanë nxjerrë mes katër rrugëve’.

Sipas profesorit të kriminalistikës, ky është një skandal që ka cenuar strukturat bazë të sigurisë kombëtare. Madje, thotë ai, policët që denoncuan rastin u hoqën nga puna.

‘Ka ndodhur brenda në zyrën e shtetit. Si bëhet kjo, t’i shkoj unë sot p.sh. në zyrë Rrumbullakut. Dhe ky grup u emërua në detyrë për të parandaluar mundësinë e hakërrimit në të ardhmen nga iranianët. Por, me veprimet e tyre, na ngjajnë si iranianë. Amerikanët e kishin thënë që herën e parë me iranianët, kush e la derën herën. Skandali tjetër është që AMP merr dokumentet por nuk e referon’./TCH

https://www.youtube.com/watch?v=zMcfWI7nW8A

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI