Flash

Veliaj (me përparse kamarieri) më i braktisur se kurrë për bajram

Lapsi.al 10 April 2024
Veliaj (me përparse kamarieri) më i braktisur se kurrë për

Ndonëse në të gjithë librat e shenjtë shkruhet se bamirësia nuk duhet përmendur dhe trumbetuar, Erion Veliaj e ka vazhduar edhe për këtë bajram traditën e shpërndarjes së një pjate supë para kamerave. Por këtë radhë ndryshe nga më parë, ai qe i braktisur dhe i shoqëruar vetëm nga rrogtarët e tij.

Në spektaklin ku kryebashkiaku luan rolin e kamarierit me përparse të kuqe, mungonin dhe Elvana Gjata dhe Noizi edhe aktorët e Portokallisë, njësoj si krerët e komuniteteve fetare apo gazetarët e njohur që kanë dalë me mburrje përkrah tij më parë.

LEXO ME TEJ:

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

Pas skandalit me drejtorët e kompanisë "5D",  të cilët kalonin paratë publike që tenderonin vetë në kompaninë e tyre private, imazhi i Veliajt ka drgraduar së tepërmi dhe nuk është po aq e lehtë sa më përpara për tu shfaqur në krah të tij. Aq më tepër që pasi organizata e Bashkisë akuzohet nga SPAK se ka devijuar mbi 20 milionë euro në 23 tendera, për të ndërtuar pallate dhe hotele private në emër të drejtorëve të arrestuar, të bëhesh pjestar në farsën e bamirësisë për të pamundurit është një pozicion i vështirë.

Përgjimet/ A ishte Erjon Veliaj pronari i vërtetë i kompanisë “5D”? 

Në të shkuarën as Eneda Tarifa nuk e kishte problem të thoshte: “Nëse do kishte bërë nëna nja tre si Erion Veliaj, nuk e di ku do të ishim këtë 4-vjeçar“? As Çilieta Xhilaga, të kthente pllakën: “Lali Eri është nga ata djem që di t’i fitojë zemrën rinisë dhe ma ka fituar zemrën dhe mua”. As Ermal Mamaqi të deklamonte: “Me lalin në krye ndryshimi është bërë i prekshëm në çdo rrugicë dhe cep të qytetit”.

Kllounët/ Rama dhe Veliaj qahen nga inkuizicioni mediatik 

Por tani gjërat duken se kanë ndryshuar. Këtë 10 prill, ndonëse Lali e veshi përparsen e kuqe, ndonëse ai u betua se ndihej në formë, askush nga ata të dikurshmit nuk u pa të shpërndante gjellë në krah të tij.

Sekrete nga dosja e drejtorëve të arrestuar të Veliajt (faksimilet) 

Të vetmet që nuk e braktisën në këtë farsë propagandistike ishin mediat në hall të Irfanit, Balkanëeb, Panorama dhe Neës 24.

Krishtlindjet/ Veliaj kap dhjetë TV me një pjatë supë 

Ky ishte operacioni i parë i bamirësisë që pasi njerëzit kryesor të Veliajt përfunduan në pranga, të dyshuar për korrupsion.

Me 28 mars, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi se kishte lëshuar urdhër-arreste për një sërë drejtorët të lartë të Bashkisë së Tiranës, përfshirë Redi Mollën, ish-drejtor i Operatorit të Ujësjellësit Tiranë UKT dhe Mariglen Qaton, ish-drejtor i Inspektoratit për Mbrojtjen e Territorit (IMT). Të dy akuzohen për korrupsion dhe mosdeklarim të interesave private si funksionarë publikë, pasi u denoncuan vitin e shkuar nga ish deputeti i opozitës, Belind Këlliçi.

Andi Bushati:Drejtorët e Veliajt, këta hajdutë përtacë

Sipas akuzave, Molla dhe Qato ishin pronarë de facto të një kompanie private pjesëmarrëse në tenderët e lëshuar nga një numër institucionesh publike, përfshirë vetë UKT-në dhe Bashkinë e Tiranës.

©Lapsi.al

Fotot me përparse në të shkuaren

Veliaj dhe Elvana Gjata shërbejnë darkën e iftarit për Natën e Kadrit – Abc News

Veliaj dhe Noizy drekë për Fiter Bajramin për njerëzit në nevojë: Rinia të jetë më solidare

Veliaj dhe aktorët e “Portokallisë” shërbejnë drekën e PASHKËS për familjet rome – AlpeNews

Veliaj shërben drekën e Krishtlindjes në qendrën sociale: Në këto festa, nd...

Veliaj shërben drekën në qendrën sociale të Kombinatit

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI