Flash

Rel: Pse u arrestua Ervin Muça

Lapsi.al 10 April 2024
Rel: Pse u arrestua Ervin Muça

Drejtori i Teknologjisë së Informacionit (IT) në Policinë e Shtetit në Shqipëri, Ervin Muço, u vu në “arrest shtëpiak”, pasi dyshohet se ka ndërhyrë në sistemin që regjistron hyrje-daljet e qytetarëve në pikat kufitare. Prokuroria e Tiranës tha se ka kërkuar masën e arrestit shtëpiak dhe të pezullimit të ushtrimit të detyrës, pasi po e heton për “hyrje të paautorizuar” në sistemin e njohur si TIMS.

Sipas Prokurorisë, ngjarja dyshohet se ka ndodhur në gusht të vitit të kaluar.

“Veprimet janë kryer në orët e vona të natës, kur persona të paautorizuar janë futur në godinë me pin-in personal të një punonjësi tjetër joprezent, duke ngritur dyshime të arsyeshme për veprime jokorrekte dhe në kundërshtim me ligjin”, tha Prokuroria e Tiranës.

Lexo më tej nga Lapsi.al: Vjedhja e sistemit TIMS/ Kujt i shërbeu Ervin Muça me krimin kibernetik? 

Gjithashtu, hetimet e deritashme tregojnë se drejtori i IT-së në Policinë e Shtetit është këshilltar i jashtëm i drejtores së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës - gjë të cilën Ligji për Policinë e Shtetit nuk e lejon.

Sipas Prokurorisë, Muço nuk e ka deklaruar këtë veprimtari të dytë në dokumentet aplikuese për pozicionin e drejtorit të IT-së në Policinë e Shtetit.

Urdhri për arrestin shtëpiak vjen në kohën kur është ngritur një komision hetimor parlamentar për ndërhyrjet e dyshuara në të dhënat e sistemit TIMS. Komisioni është ngritur pas kërkesës së opozitës shqiptare.

Kryetari i këtij komisioni, deputeti demokrat Ervin Salianji, tha se vënia në arrest shtëpiak e Muços “është rezultat i punës së këtij komisioni, si dhe i denoncimeve të vazhdueshme të opozitës për këtë çështje”. /rel

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI