Flash

Presidenti i Malit të Zi: Synimi ynë është të bëhemi anëtari i 28-të i BE-së në vitin 2028

Lapsi.al 10 April 2024
Presidenti i Malit të Zi: Synimi ynë është të

Në fjalimin e tij në Forumin e 9-të Ekonomik Delphi, puna e të cilit filloi të mërkurën, presidenti i vendit, Jakov Milatoviç , iu referua rëndësisë vendimtare të pranimit të Malit të Zi në BE.

“Qëllimi ynë është që në vitin 2028 të bëhemi anëtari i 28-të i BE-së”, theksoi Milatoviç.

“Këtë e kupton edhe Brukseli. Është një moment historik pasi të dyja palët duan një histori suksesi që do të tregojë dritën në fund të tunelit të negociatave të anëtarësimit.

Historia e Malit të Zi dhe e hyrjes së vendit në BE është shumë më e madhe se vetë Mali i Zi, sepse do të japë mesazhin se reformat, lidershipi i ri politik dhe vlerat e përbashkëta po funksionojnë”, shtoi ai.

Më herët Milatoviç prezantoi gjerësisht reformat që janë bërë në Mal të Zi, blindimin e institucioneve demokratike dhe përpjekjet paralele për anëtarësim në NATO.

Ai argumentoi se vendi i tij është protagonist në procesin e anëtarësimit, pasi ka përdorur euron prej vitesh dhe ka përafruar politikën e tij të jashtme me atë të BE.

“Hyrja e vendit tonë në NATO është gjithashtu e rëndësishme pasi kjo do të forcojë stabilitetin e këtij rajoni shumë të komplikuar të Evropës”, ​​theksoi ai.

Të këshilluara

Rel: Pse u arrestua Ervin Muça

Drejtori i Teknologjisë së Informacionit (IT) në Policinë e Shtetit në Shqipëri, Ervin Muço, u vu në “arrest shtëpiak”, pasi dyshohet se ka ndërhyrë në sistemin...

15:13

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI