Flash

PAMJE TË RENDA/ Policia e Çikagos vret një 26-vjeçar afro-amerikan

Lapsi.al 10 April 2024
PAMJE TË RENDA/ Policia e Çikagos vret një 26-vjeçar

Një video e re tronditëse vjen nga SHBA dhe që tregon brutalitetin e një patrulle të policisë së Çikagos që është vënë sërish në vorbullën e polemikave.

Gjatë një kontrolli në rrugë, oficerët me rroba civile kanë vrarë një 26-vjeçar afrikano-amerikan. Dexter Reed u qëllua me 96 plumba në 42 sekonda. Pamjet janë marrë nga kamera e trupit të një polici. Gjarja ka ndodhur në 21 mars dhe janë publikuar këtë të mërkurë.

Dexter Reed u ndalua sepse po udhëtonte pa rrip sigurimi. Policia ka hapur zjarr pasi 26-vjeçari, sipas versionit zyrtar, ka refuzuar të dalë nga automjeti dhe ka qëlluar i pari duke plagosur një efektiv.

Videot e publikuara në internet nga policia e Çikagos tregojnë këndvështrime të ndryshme, përfshirë edhe atë të oficerëve që qëlluan. Megjithatë, nuk ka imazhe të qarta që të tregojnë Reed duke hapur zjarr.

Një pistoletë u gjet më vonë në sediljen e pasagjerit të makinës së Reed. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Laç, dy të plagosur

Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Laçit, teksa dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Raportohet se mjeti me drejtuese...

20:13

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI