Flash

Ish-presidenti slloven kërkon vendin e Lajçak në negociatat Kosovë - Serbi

Lapsi.al 10 April 2024
Ish-presidenti slloven kërkon vendin e Lajçak në negociatat

Gazeta sllovene “Delo.si” ka shkruar këtë të mërkurë se kryeministri i këtij vendi Robert Golob po mbështet pa kushte ish-presidentin Borut Pahor që ta marrë postin e të dërguarit special të BE-së për dialogun Kosovë - Serbi. Sipas të njëjtave burime, muajin e kaluar Golob ka lobuar tek krerët e vendeve të BE-së që Pahor ta marrë vendin e sllovakut Miroslav Lajçak.

Zyra e kryeministrit slloven konfirmoi se i kanë dhënë mbështetje të pakushtëzuar Pahorit të marrë postin e përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe çështjeve të tjera rajonale në Ballkanin Perëndimor. Në reagim thuhet se gjatë muajit të kaluar Golob ka zhvilluar bisedime të shumta bilaterale me liderët e vendeve evropiane si dhe me përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Evropian, për këtë çështje.

Kryeministri shprehet i bindur se “ish-presidenti Pahor ka dëshmuar me punën dhe përvojën e tij politike të deritanishme se është një mik i madh i vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përpjekjet e tij, si dhe përpjekjet e Sllovenisë, kanë për qëllim integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, duke siguruar paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe në këtë mënyrë të gjithë Evropën”.

Mandati i Miroslav Lajçak përfundon në muajin gusht. Ende nuk dihet nëse BE do t’i japë një tjetër mandat. Një zëdhënës i BE-së tha për Klan Kosova se po presin verën për të folur për diçka të tillë, atëherë kur edhe do të votohet nga shtetet anëtare.

“Në fakt, aktualisht është i angazhuar një përfaqësues special, dhe ai është Miroslav Lajçak. Mandati i tij aktual vazhdon ende dhe pritet të ndryshojë në verë nga shtetet anëtare. Tani nuk duam të përfshihemi në spekulime se çfarë mund të ndodhë më pas”, - u shpreh zëdhënësi i BE. Lajçak është akuzuar disa herë në të kaluarën nga qeveria e Albin Kurtit për njëanshmëri në procesin e dialogut. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Laç, dy të plagosur

Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Laçit, teksa dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Raportohet se mjeti me drejtuese...

20:13

Kris arma në Shkodër, një i plagosur

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme (10 prill) në fshatin Bërdicë të Shkodrës. Nga informacionet paraprake mësohet se është qëlluar me ar...

19:55

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI