Flash

Çeta e hajdutëve në burg, Erioni shpërndan supë para kamerës së bashkisë (VIDEO)

Lapsi.al 10 April 2024
Çeta e hajdutëve në burg, Erioni shpërndan supë para

Skandalin e vjedhjes së çetës së tij përmes kompanisë "5D", Erion Veliaj kërkon ta mbulojë me propagandë. Në fakt kjo është diçka që ai di ta bëjë mirë. Sot kryetari i Tiranës i shfaq në një qendër sociale në "Kombinat" duke servirur një drekë për disa të moshuar.

Inskenimi është i njëjtë. Veliaj del para kamerës së bashkisë dhe reciton ato që duhet të thotë. Më pas materiali i regjistruar iu dërgohet mediave për transmetim, atyre mediave që paturpësisht heshtën kur u bë publik hajdutëria e drejtorëve të tij.

Në fjalën që mbajti sot para të moshuarve, kryebashkiaku tha se vetëm po të mos bësh asnjë punë nuk gabon dhe se kush ka bërë 100 punë mirë, me siguri do të ketë edhe punë që janë me pikëpyetje.

Këto janë në fakt të vetmet argumente bajate që i kanë mbetur Erion Veliajt për të mbuluar sadopak vjedhjen e çetës së tij. Shihni videon më poshtë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Rel: Pse u arrestua Ervin Muça

Drejtori i Teknologjisë së Informacionit (IT) në Policinë e Shtetit në Shqipëri, Ervin Muço, u vu në “arrest shtëpiak”, pasi dyshohet se ka ndërhyrë në sistemin...

15:13

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI