Flash

30 vjet nga masakra e Peshkëpisë, inagurohet memoriali për ushtarakët shqiptarë të vrarë nga organizata "Mavi" (FOTO)

Lapsi.al 10 April 2024
30 vjet nga masakra e Peshkëpisë, inagurohet memoriali për

Shteti shqiptar përkujtoi sot ndryshe 30 vjetorin e masakrës së Peshkëpisë. Pranë ish repartit ushtarak është ngritur një memorial në nderim të kapiten Fatmir Shehut dhe Arsen Gjinit, të cilët u vranë pabesisht nga ekstremistë grekë teksa ndodheshin në krye të detyrës.

Inagurimi i memorialit u bë sot në një ceremoni me pjesëmarrjen e autoriteteve lokale në Gjirokastër dhe përfaqësues të Ministrisë së Brendshme e Policisë së Shtetit.

Ngritja e memorialit është një vendim i vonuar i shtetit shqiptar, i cili fatkeqësisht nuk arriti ta zbardhte ngjarjen e rëndë dhe të ndëshkonte autorët. Për masakrën e Peshkëpisë mes personave të dyshuar si të përfshirë është dhe Fredi Beleri, kryetari i zgjedhur i Bashkisë Himarë, i cili është aktualisht në burg për akuzën e blerjes së votave. Hetimet u rihapën 5 vite më parë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, por u pushuan pasi pala greke nuk u tregua bashkëpunuese për t’ju përgjigjur letërporosive të autoriteteve shqiptare. Këtë e ka pohuar publikisht edhe ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci.

Më 30 prill 1994 një skuadër e armatosur me ekstremistë grekë, pjesë e organizatës MAVI, e ashtuquajtura “Fronti për Çlirimin e Vorio-Epirit”, e shpallur si organizatë terroriste në Greqi, kaluan kufirin mes dy vendeve dhe sulmuan repartin ushtarak shqiptar në fshatin Peshkëpi. Vranë pabesisht Fatmir Shehun dhe Arsen Gjinin, si dhe plagosën ushtarë të tjerë. Pasi iu morën armët, skuadra terroriste greke u largua sërish drejt Greqisë.

Autorëve të sulmit të quajtur organizata “MAVI”, u janë gjetur armët e grabitura të postës kufitare dhe janë dënuar nga drejtësia greke vetëm për “armëmbajtje pa leje” edhe pse ata vranë dy persona. Organizata ‘MAVI’ njihet si terroriste në Greqi.

Të këshilluara

Rel: Pse u arrestua Ervin Muça

Drejtori i Teknologjisë së Informacionit (IT) në Policinë e Shtetit në Shqipëri, Ervin Muço, u vu në “arrest shtëpiak”, pasi dyshohet se ka ndërhyrë në sistemin...

15:13

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI