Flash

Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” pret maturantët në 13 prill 2024 në "Ditë e Hapur"

Lapsi.al 9 April 2024
Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” pret

Çdo pranverë Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” hap dyert për maturantët nga Tirana dhe e gjithë Shqipëria dhe këtë vit kampusi ynë ju pret në datën 13 prill 2024.

Një staf i plotë do t'ju tregojë të rinjve dhe prindërve për gjithë hapësirat akademike, laboratorët, klinikat e praktikës mësimore, bibliotekën që pasurohet çdo vit në disa gjuhë të huaja, fushën e futbollit dhe ambientet e gjelbra që janë në harmoni me nevojën e studentëve për çlodhje dhe meditim.

Nga mëngjesi deri pas mesditës së 13 prillit pedagogë, koordinatorë, staf mbështetës i praktikës mësimore, studentë të ekselencës gjithashtu, do të shoqërojnë grupet e maturantëve, të cilët do të njihen me programet e studimit, kohëzgjatjen e tyre, kriteret e pranimit në Universitet dhe bursat e studimit që në Universitetin tonë i shoqërojnë studentët përgjatë gjithë rrugëtimit akademik.

Në 13 prill 2024 maturantët do të marrin informacion të plotë për diplomën evropiane të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.

Të shtunën e 13 prillit maturantët sipas traditës marrin dhuratat me stampën e Universitetit dhe kjo është një nga ditët kur kampusi multikulturor bëhet më i populluar se asnjëherë gjatë vitit.

Në disa nga klinikat dhe laboratorët tanë maturantët kanë mundësi të ndjekin dhe të marrin pjesë drejpërdrejtë në aktivitetet e hapura, duke provuar mundësitë reale që ofron Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” për arsim cilësor, të njohur në të gjithë Bashkimin Evropian.

Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” është i vetmi institucion i arsimit të lartë në Shqipëri që ofron Diploma të Përbashkëta, të Dyfishta me Universitete të mirënjohura në Itali.

UKZKM ështe në partneritet me Universitetin e Romës “Tor Vergata” për Programet e Studimit në Mjekësi, Odontoiatri dhe Protezë Dentare, Fizioterapi, Infermieristikë, me Universitetin e Studimeve të Firences për Arkitekturën, me Universitetin e Studimeve të Barit “Aldo Moro” për Ekonominë e Farmacinë.

Kur i pyesim maturantët pse e zgjedhin Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, na tregojnë tre arsye.

E para, Diploma Evropiane dhe bursat e studimit që ofrohen.

E dyta, praktikat mësimore në klinika e laboratorë me teknologji të avancuar dhe pedagogë ekselentë, me të cilët është fat të mësosh.

E treta, Kampusi Multikulturor.

Bursat janë një tjetër mekanizëm frymëzues i Universitetit tonë, të cilat jepen përgjatë viteve të universitetit në sajë të rezultateve te provimeve dhe krediteve gjatë vitit akademik. Në traditën tonë studentët e dinë se në festën e Fondacionit Zoja e Këshillit të Mirë shpërndahen çdo vit bursat për më të mirët.

Ne nuk jemi të vetmit, por jemi më të mirët. Këtë e tregon fakti që 98% e të diplomuarve tanë janë punësuar pa vonesë në profilin e tyre.

Zyra e karrierës ndjek studentët pas diplomimit dhe sigurohet që ata të punësohen si brenda dhe jashtë vendit.

Ndaj mesazhi i fundit që po lexon tani është: Të dashur maturantë ju presim në “OPEN DAY” në Kampusin e Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” ditën e shtunë, 13 prill 2024 nga ora 9:00 - 14:00. 

Të këshilluara

Basha: Komunikoj çdo javë me amerikanët

Lulzim Basha iu përgjigj pyetjes mbi mungesën e tij në takimin me sekretarin Blinken, kur ky i fundit erdhi në Tiranë gjatë fundit të muajit shkurt. "Kam kom...

18:17

A vuan Erzen Breçani nga klaustrofobia?

A vuan Erzen Breçani nga klaustrofobia? Kjo është një pyetje që askush që e njeh profilin publik të ish-policit të famshëm nuk do ti shkonte në mendje. Por, kës...

16:55

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI