Flash

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43

Trump përballet me gjyq penal pas akuzave për ryshfet

Lapsi.al 9 April 2024
Trump përballet me gjyq penal pas akuzave për ryshfet

Donald Trump, javën e ardhshme, do të bëhet ish-presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara, që do të përballet me gjyq penal. Rasti përfshin ryshfetin që i është paguar yllit të pornografisë, Stormy Daniels. Ai bart edhe pasoja të mëdha politike dhe ligjore, pasi që Trump do të garojë sërish për të parin e Shtëpisë së Bardhë në zgjedhjet që do të mbahen në nëntor.

Gjyqi pritet të nisë në Manhatan, më 15 prill. Është i pari nga katër gjyqet e mundshme penale, me të cilat përballet Trump, por mund të jetë i vetmi që do të zhvillohet përpara zgjedhjeve të 5 nëntorit. Trump, 77 vjeç, u deklarua i pafajshëm për 34 akuza për falsifikimin e të dhënave biznesore në rastin që ngriti prokurori i Qarkut në Manhatan, Alvin Bragg.

Trump akuzohet se ka aranzhuar një pagesë prej 130.000 dollarësh nga avokati i tij, Michael Cohen, për Stormy Danielsin, në ditët e fundit të fushatës presidenciale të 2016-ës. Pagesa dyshohet se është bërë për ta detyruar Danielsin që të heshtë për një takim seksual, që ajo ka thënë se ka pasur me Trumpin në një hotel në vitin 2006. Trump dyshohet se ka falsifikuar edhe të dhëna për ta mbuluar atë. Duke mohuar çdo takim të tillë me yllin e pornografisë, emri i vërtetë i së cilës është Stephanie Clifford, Trump tha se pagesa është bërë për t’i ndaluar “akuzat e saj të rreme dhe zhvatëse”.

Trump përballet, gjithashtu, me akuza federale në Uashington dhe me akuza shtetërore në Xhorxhia, për përpjekjet e tij për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, të cilat i ka fituar presidenti aktual, Joe Biden, si dhe me akuza federale në Florida, për mbajtjen e paligjshme të dokumenteve të klasifikuara, pas largimit nga detyra në vitin 2021. Trump u deklarua i pafajshëm për secilin rast, ndërsa akuzat i cilësoi si të motivuara politikisht. Akuzat në rastin e ryshfetit për Danielsin nuk janë të reja – lajmet për fitimet e saj krijuan tituj qysh në vitin 2018. Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së e hetoi edhe më herët këtë rast dhe Cohen u deklarua fajtor në vitin 2018 për shkelje të Ligjit federal të financimit të fushatës, duke dëshmuar se Trump e ka orkestruar pagesën për Danielsin.

Prokurorët federalë vendosën të mos e akuzojnë Trumpin, duke i dhënë fund hetimit të tyre në vitin 2019. Por, Bragg argumentoi se rasti ka të bëjë me përpjekjen e Trumpit për t’i korruptuar zgjedhjet e vitit 2016, të cilat i ka fituar kundrejt kandidates Hillary Clinton, duke blerë heshtjen e njerëzve me informacione potencialisht të dëmshme për të. Sipas prokurorëve, Cohen gjithashtu organizoi një pagesë për modelen e Playboy-t, Karen McDougal, e cila ka thënë, po ashtu, se ka pasur marrëdhënie seksuale me Trumpin – gjë të cilën Trump e ka mohuar. Në Nju Jork, falsifikimi i të dhënave biznesore për të kryer ose fshehur një krim tjetër, është krim që dënohet deri në katër vjet burgim. Pas aktakuzës së Braggut të ngritur në prill të vitit 2023, donacionet për fushatën e Trumpit u rritën. I kontaktuar nga agjencia e lajmeve, Reuters, zëdhënësi i tij, Jason Miller, nuk pranoi të komentojë për gjyqin. Disa strategë politikë parashikojnë se dënimi i mundshëm mund ta dëmtojë Trumpin në fushatën e tij presidenciale.

Mary Anna Mancuso, një stratege republikane që nuk e mbështet Trumpin, thotë se nëse ai dënohet, do të jetë një “realitet i kthjellët” që shumë votues do ta kenë të vështirë ta injorojnë. “Ata do të detyrohen t’i bëjnë vetes pyetje të tilla si: Si të votoj për një person që mund të mos jetë në gjendje t’i kryejë detyrat e një presidenti?”, thotë Mancuso. Kyle Kondik, analist jopartiak në Qendrën për Politikë të Universitetit të Virxhinias, thotë se ai nuk është i sigurt nëse gjyqi për ryshfet do ta dëmtonte Trumpin, sepse shumë njerëz, sipas tij, janë mësuar që ai t’i shkelë normat.

“Ne, në fakt, nuk kemi asnjë lloj precedenti për këtë”, thotë Kondik. Dënimi, sipas tij, do të kishte ndikim nëse gara do të ishte tejet e ngushtë dhe një numër i vogël votash do ta përcaktonte fituesin. Në zgjedhjet e nëntorit, Trump pritet të garojë kundër Bidenit.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43