Flash

Kampi emigrantëve në Shëngjin, 45 policë italianë për sigurinë

Lapsi.al 9 April 2024
Kampi emigrantëve në Shëngjin, 45 policë italianë

45 punonjës policie të sistemit italian do të transferohen shumë shpejt në Shqipëri, por Sindikatat italiane shprehin shqetësimin se kjo politikë vë në vështirrësi punën e tyre që prej kohësh ka nje mungesë personeli.

Minisitria e Drejtësisë ka nisur fazën e seleksionimit ndërsa Federata e Sindikatave të punonjësve në burgje shprehet kritike mbi këtë zgjedhje. 45 punonjësit e policisë do të jenë pjesë e strukturës së burgut e cila do të ngrihet brenda kampit të emigrantëve në Gjadër që do të jetë operative me 20 maj 2024.

Në këtë hapësirë dënimi do të mund të qëndrojnë jo më shumë se 20 të dënuar. Lajmin e ka bërë të ditur Sindikata italiane e Punonjësve Peninteciarë. Punonjësit e transferuar në Shqipëri janë të kualifikimeve të ndryshem, nga niveli i drejtuesit deri tek një roje i thjeshtë.

Ministria italian e Drejtësisë ka nisur një fazë seleksionimi personeli e do të emërojë në Shqipëri dhe një Drejtues të lartë të këtij sistemi. Sindikata Italiane e personelit peninteciarë ka shprehur pak më parë shqetësimin e mungesës së personelit brenda territorit italian.

"Dërgohen 45 agjentë policie në një strukturë burgu me 20 të dënuar e në Itali kemi struktura që në orare të ndryshme të ditës e natës mbulojnë 400 -500 të burgosur me 7-8 agjentë".

Të këshilluara

Basha: Komunikoj çdo javë me amerikanët

Lulzim Basha iu përgjigj pyetjes mbi mungesën e tij në takimin me sekretarin Blinken, kur ky i fundit erdhi në Tiranë gjatë fundit të muajit shkurt. "Kam kom...

18:17

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI