Flash

Aksidenti me 6 të plagosur në Përrenjas, dëshmitë nga ngjarja e rëndë

Lapsi.al 9 April 2024
Aksidenti me 6 të plagosur në Përrenjas, dëshmitë nga

Një aksident i rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin Përrenjas-Qafë Thanë ku mbetën të plagosur 6 persona. Sipas raportimeve e plagosur ka mbetur edhe një vajzë 23-vjeçare e cila është në gjendje kome dhe në rrezik për jetën.

Nga detajet e zbardhura deri më tani mësohet se familja prej gjashtë anëtarësh kishte ndaluar në ambientet e një lokali, rreth 30 m larg korsisë së rrugës. Sapo ata janë ngritur për të shkuar drejt makinës së tyre në një moment një automjet ka humbur kontrollin dhe ka “fluturuar” mbi ta. 23-vjecarja është zënë poshtë nga dhe është në gjendje kome ndërsa vajza tjetër 10 vjeçe ka thyer këmbën. Fraktura ka pësuar dhe vajza 6-vjeçare.

Babai i tyre Artan Pishkashi ishte kthyer nga në Shqipëri për një arsye familjare dhe ka mbetur i plagosur në këtë aksident të rëndë. Ketij aksidenti nuk i ka shpëtuar as gjyshja e cila është plagosur edhe ajo.

Mjetin që humbi kontrollin po e drejtonte 44-vjeçar nga Peshkopia Jetmir Daci. Ai po ndiqet në gjendje të lirë pas vendimit të prokurorit, thotë policia e Elbasanit ndërsa sipas dëshmitarëve mjeti ka humbur kontrollin pas një parakalimi të gabuar dhe ka fluturuar më pas jashtë rruge. Drejtuesi që shkaktoi aksidentin e rëndë nga testet e kryera nga policia rezulton i dehur.

E moshuara ka dalë nga spitali i Traumës ku po merrte trajtimin mjekësor pas aksidentit të rëndë. Ajo tregoi për Top Channel sesi makina tip “Golf” e drejtuar nga Daci përplasi atë së bashku me familjarët e saj.

“Këmbën e kam në allçi, brinjët dhe duart më janë dëmtuar. Kishte një ditëlindje çupa e vogël. Shkuam atje ne, sa u takuam ndodhi ajo që ndodhi, nuk mbaj mend më gjë prej aty. Erdhi i pirë ai, këta thonë kështu, po ku e pashë unë, se makina më kishte zënë sipër edhe mua edhe vajzën,” u shpreh e moshuara.

Edhe familjari i të aksidentuarve rrëfeu se si një makinë me shpejtësi të lartë mori para katër të afërmit.

“U ula të pija një kafe sa të vinte dhëndri. Më tha do pres gjyshen dhe do ikim te motrat. Sa hipi në makinë, vjen një Golf me shpejtësi, direkt makina u spostua dhe i mori para të katërt këta. Katastrofë çfarë të shikoje, njëri përmbi tjetrin. Si ato që bëjnë kamikazët. Nuk ka mundësi të ketë qenë defekt i makinës, ka qenë i pirë. Ka pasur aq shpejtësi, mbi 200 km në orë. U mblodhën shumë njerëz, erdhi ambulanca. Vajza e madhe është operuar në Tiranë, e vogla ka këmbën në allçi. Turp i Zotit që në Librazhd nuk kishte as një fasho,” u shpreh familjari./TCH

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI