Flash

Përdhunimi i 16-vjeçares/ E mitura: Më ka mbajtur 2 orë!

Lapsi.al 8 April 2024
Përdhunimi i 16-vjeçares/ E mitura: Më ka mbajtur 2 orë!

E mitura, e cila akuzoi fqinjin e saj se e ka përdhunuar, ka rrëfyer kërcënimet e 60-vjeçarit dhe se si familjarët zbuluan se ishte abuzuar seksualisht.

Në emisionin “Me zemër të hapur” në News24 adoleshentja nga fshati Vrap i Tiranës u shpreh se fqinji me iniciale K.B., ka abuzuar disa herë seksualisht me të.

Ajo u shpreh se 60-vjeçari e kërcënonte me thikë duke i thënë se “do të ther gjithë njerëzit e shtëpisë dhe ty”, ndërsa shtoi se ai i kishte dhënë 2 numrat e telefonit në një letër.

“Kishte dy numra, mi dha në një letër dhe më tha më telefono. Ka edhe mesazhe. Më tha nëse nuk i merr numrat, do të të ther. Mesazhet i ka policia”, u shpreh e mitura.

“Më ka kërcënuar me thikë, po kthehesha nga shkolla, më ka dalë në rrugë dhe më futi në një banesë e cila nuk ka banor. Më tërhoqi me zor, më ka mbajtur rreth 2 orë, ka ndodhur përpara 3 muajsh.

Më tha mos trego se do të ther gjithë njerëzit e shtëpisë dhe ty. Kur më abuzoi i thashë që do i them familjes, më tha “trego, trego”, por do të ther. Kisha frikë, prapë doli më vendosi thikën në fyt dhe më e pa një person. I tha “nuk ke turp edhe me fëmijë do të merresh”.

Pastaj më liroi dhe ika për shtëpi. Ka abuzuar disa herë brenda shtëpisë.

Abuzimi ka ndodhur në një vend që quhet “qymyri”. Më merrte në telefon dhe thoshte hajde në filan vend. Kishte dy numra, mi dha në një letër dhe më tha më telefono. Ka edhe mesazhe. Më tha nëse nuk i merr numrat, do të të ther. Mesazhet i ka policia.

Njerëzit e mi nuk e dinin. Kur mu prish telefoni, kushërira zbuloi mesazhet. Ai i binte telefonit. Ajo më tha “po të merr filani”, më pas aty u hap muhabeti.

Për herë të fundit më ka abuzuar tek qymyri. Herën e fundit ka abuzuar seksualisht 1 javë para se të zbulohej”, tha 16-vjeçarja.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI